Gjimnastika si ilaç

Shëndetësia

Gjimnastika si ilaç

Më: 7 prill 2014 Në ora: 17:56

Gjimnastika është ushtrimi fizik e cila mund te zëvendësoje ilaçet, ose me mire lëvizjet arrijnë te reduktojnë sëmundje te ndryshme ose te parandalojnë mundësinë për tu sëmurur. Duhet te praktikoni gjimnastikën si ilaç, kështu qe jo vetëm një molle ne dite mban doktorin larg, por edhe me gjimnastikën. Dhe nëse sëmuremi, me stërvitjen e përditshme, mund te shëroheni me shpejt. Kjo është ajo qe është publikuar nga America College of Sports Medicine. Duke lexuar këtë, nuk keni me justifikime për te mos filluar gjimnastikën e përditshme, një stërvitje qe na lejon te qëndrojmë ne forme dhe te parandalojmë patologji te ndryshme, nga ato me te zakonshmet deri tek disa sëmundje kronike, si depresioni, diabeti, hipertensioni, patologji te ndryshme kardiovaskulare, obeziteti, ankthi, osteoporoza etj. Por duke qëndruar tek sëmundjet me pak invazive, parandalon ftohjen, reumatizmin dhe shume te tjera.

Duke vlerësuar numrat, për te qëndruar te shëndetshëm, te rriturit nga 18 deri ne 64 vjeç, duhet te praktikojnë te paktën 150 minuta gjimnastikë ne jave, te ndare ne pese dite (30 minuta ne dite). Për fëmijët dhe te gjithë individë te klasifikuar nen moshën 18 vjeç, është e nevojshme një ore ne dite për ta ndare ne aerobi dhe ne sporte qe favorizojnë zhvillimin muskulor dhe qe forcojnë kockat. Për moshën mbi 65 vjeç këshillohet 150 minuta por pa u sforcuar.

Nuk është e nevojshme te impenjoheni ne kurse te veçanta, mjafton thjeshte te ecni. Një ecje e mire është një ushtrim perfekt, e shoqëruar nga kontrolli i frymëmarrjes dhe nga lëvizje harmonike te krahëve te koordinuara me ecjen. Një gjimnastikë te cilën mund ta praktikojnë te gjithë duke shfrytëzuar lëvizjet e lira. Nga studimi i Amerrican College of Sports Medicin, del se vetëm 10 minuta ecje stimulon prodhimin e endorfines si pasoje e reduktimit te stresit, nervozizmit dhe lodhjes mendore. Nëse arrihet ne 30 minuta e këshilluara, mes te mirave përftohet dhe reduktimi i rrezikut te glaukomës, dhe ne periudhën prej pese vitesh janë regjistruar te dhëna mbi uljen e rrezikut për tu sëmurur me Alzheimer. Presion i gjakut përmirësohet, përmirësohen rrahjet e zemrës. Gjimnastika përmirëson dhe forcon muskujt e krahëve, te shpinës, ato abdominal, forcon këmbët, përmirëson ekuilibrin dhe djeg yndyrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat