Kërkesa të mëdha për gjak

Shëndetësia

Kërkesa të mëdha për gjak

Më: 7 prill 2014 Në ora: 16:45

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka gjithmonë mungesë të grupit negativ të gjakut dhe pikërisht për këtë qëllim sot është mbajtur një aktivitet për dhurimin vullnetar të gjakut. Aktivitet ky që u organizua mes Qendrës Inovative të Kosovës ICK dhe Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut (QKKTGJ).

Menaxheri i trajnimeve dhe ngjarjeve të ICK-së, Shpend Lila tha se duke e vërejtur mungesën e gjakut në QKKTGJ,kanë vendosur që të organizojnë një aktivitet të tillëdhe siç, tha ai rasisht ndodh që qëllojnë në Ditën Ndërkombëtare të Shëndetësisë.

“Deri tash kemi pas diku 30 deri 40 persona të cilët kanëardhë me dhon gjak prej periudhës prej orës 1 e tutje. Tash po presim. Jemi shumë të kënaqur që na u ka dhon rasti me i ndihmu Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut”, ka thënë ai.

Ndërsa, sipas Albana Gashit nga Qendra Kombëtare për Transfuzion të Gjakut tha se kërkesat për gjak çdoherë janë të nevojshme.

“Pacientat kanë kërkesa të mëdha për gjak kështuqë ne çdo ditë kemi aksione për dhurimin vullnetar të gjakut .Tan javën e kemi të mbushur me aksione, jemi nëpër shkolla nëpër instituc ione shtetërore tjera si edukative , administrative... Çdo herë kemi aksione për grumbullimin e gjakut”, u shpreh Gashi.

Ajo tha se nesër ky aksion do të vazhdojë nësheshin”Nënë Tereza” i cili do të fillojë nga ora 10:00 deri në ora 16:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat