Ja cili është aleati më i mirë kundër obezitetit

Shëndetësia

Ja cili është aleati më i mirë kundër obezitetit

Më: 6 prill 2014 Në ora: 21:41

Drita e diellit është aleati më i mirë kundër obezitetit. Kjo është bërë e ditur nga shkencëtarët amerikanë, të cilët, për herë të parë kanë zbuluar një lidhje mes ekspozimit ndaj dritës së diellit, veçanërisht në mëngjes dhe peshës ideale të trupit.

Sipas kërkuesve, drita e mëngjesit ndikon në vendosjen e ekuilibrit energjetik dhe hormonal, duke favorizuar stabilitetin e peshës trupore.

Studiuesit në “Feinberg school of medicine”, në Northwestern University, besojnë se individët të cilët ekspozojnë trupin e tyre ndaj dritës së diellit në oraret 8-12 të mëngjesit, kanë një indeks trupor në vlerat normale.

Hipoteza e Phyllis Zee, profesor i neurologjisë dhe autor i kërkimit, është se drita e mëngjesit harmonizon ritmin e zëmrës, rregullon ekuilibrin energjik dhe ka efekte pozitive tek hormonet, të ngjashëm me atë të melatoninës, duke vendosur një ekuilibër më të mirë të peshës trupore, e cila ka efektet e saj tek obeziteti.

Studimi, i cili është publikuar në revistën PLOSO, ka marrë në vëzhgim 54 persona, të cilëve iu është vendosur një instrument që mat pulsin, i aftë të regjistrojë orët e ekspozimit në dritë dhe kaloritë e konsumuara gjatë ditës. Sipas Zee, mesazhi është: “Nëse doni të dobësoheni, dilni nga shtëpia në orën 8 të mëngjesit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat