Ushqime që nuk duhet t’i konsumoni kurrsesi

Shëndetësia

Ushqime që nuk duhet t’i konsumoni kurrsesi

Më: 6 prill 2014 Në ora: 19:25


Nëse jeni me dietë dhe doni të humbni në peshë, ka disa ushqime të cilat nuk këshillohen të konsumohen në asnjë mënyrë. Edhe për ata persona të cilët nuk janë me dietë, por përsëri duan të kenë një shëndet të mirë, ushqimet e mëposhtme është mirë t’i shmangnin sa më shumë të munden.

Ja se cilat janë ato:

Sheqeri- Të gjitha ushqimet, ëmbëlsirat dhe gjithçka tjetër e cila përmban sasi të mëdha sheqeri nuk këshillohet të përdoren, pasi rrisin nivelin në gjak dhe ndikon negativisht në organizëm.

Margarina- Ushqimet që përmbajnë sasi të mëdha margarine, vaji, gjalpi apo yndyrash të ndryshme nuk këshillohen të konsumohen, pasi shkaktojnë pasoja negative në organizëm, duke ngadalësuar funksionimin e tij

Ëmbëlsuesit artificialë- Nëse për të shmangur sheqerin preferoni të përdorni një ëmbëlsues artificial, ky është një gabim i madh. Ato përmbajnë sasi të mëdha substancash të dëmshme, të cilat ndikojnë edhe më keq se vetë sheqeri.

Kripa- Kripa që blini në dyqan dhe e përdorni në tavolinë nuk është tërësisht e pastër. Një pjesë e madhe e saj përbëhet nga kimikate toksike. Kripa e detit ka edhe më shumë kolorite sodiumi dhe mbetje kimike.

Të konservuarat- Gjithçka që është e konservuar apo në kanoçe nuk është e mirë për organizmin, pasi përveç se nuk është e freskët dhe ka humbur veti të shumta që produktet i kanë në gjendje natyrale, fermentohen duke marrë vetitë e palstikës apo metalit që i rrethon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat