Si të largoni stresin dhe dhimbjen e kokës

Shëndetësia

Si të largoni stresin dhe dhimbjen e kokës

Më: 6 prill 2014 Në ora: 19:07

Truri i njeriut është një organ shumë kompleks. Është shumë i fuqishëm dhe ka aftësi përtej njohjes dhe të kuptuarit e njerëzve. Falë trurit, ne mund të përfshijmë dhe të adaptohemi në kushte të ndryshme. Ju duhet ta mbani trurin tuaj të freskët dhe kjo mund të arrihet përmes këtyre aktiviteteve.

Flini shumë dhe pushoni trurin tuaj minimumi për 8 orë. Largoni sytë nga kompjuteri çdo 15 minuta dhe qetësojini ata. Ju mund të vendosni dhe lecka të ftohura në sy. Pini shumë ujë dhe lëngje. Dehidrimi është nga shkaktarët kryesor të kokë dhimbjes. Duke pirë ujë apo kafe, ju do të liroheni nga lodhja. Pastroni hundën. Bëni kompresa në shtëpi me çaj kamomil dhe ujë të ngrohtë. Kjo do të mundësojë pastrimin e sinuseve dhe lirimin e dhimbjes së kokës. Shpërqendrohuni. Dëgjoni muzikë gjatë punës, ecni në vend se të vozitni veturën, lexoni një libër të mirë, meditoni, të gjitha këto mundësojnë lirimin e stresit dhe presionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat