Dhëmbët ndikojnë në performancën sportive

Shëndetësia

Dhëmbët ndikojnë në performancën sportive

Më: 5 prill 2014 Në ora: 20:54

Dentistët deklarojnë se atletët elitë mund të kanë shanse më të mira për të fituar medaljet e arta nëse kujdesen për dhëmbët e tyre.

Në konferencën Shëndeti Oral dhe Performanca në Sport që po mbahet në Londër është thënë se higjena orale shpesh herë rezulton e keqe dhe mund të ndikojë në rendimentin e stërvitjes dhe rezultatit.

Në majat e sportit, diferenca mes fitores dhe humbjes është e vogël, kështu që edhe përmirësimet modeste mund të bëjnë ndryshimin. Mjekët e skuadrës britanike të boksit po përpiqen t’u përmirësojnë shëndetin oral sportistëve.

Një studim i publikuar në Gazetën Britanike të Mjekësisë Sportive tregon se një numër i konsiderueshëm atletësh kanë pranuar se gjendja e rëndë e gojës ka dëmtuar stërvitjen e tyre dhe i ka penguar në arritjen e rezultateve në gara.

Gjatë konferencës, dentistët thanë se dhimbja e dhëmbit mund të prishë gjumin dhe stërvitjen dhe të ketë një efekt zinxhir në të gjithë trupin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat