Kafja, aleate e shkëlqyer për të mbajtur dietë

Shëndetësia

Kafja, aleate e shkëlqyer për të mbajtur dietë

Më: 4 prill 2014 Në ora: 17:39

Besoni ose jo, pija e parapëlqyer për të gjithë në mëngjes është treguar si aleate e shkëlqyer gjatë mbajtjes së dietës.
Shkencëtarët australianë kanë studiuar nëse kafja e ul nevojën për ushqim. Pjesëmarrësit në studim i ndanë në dy grupe.

Grupi i parë kishte për detyrë që çdo ditë të pinte nga dy kafe, një për mëngjes, e tjetrën pas dy orëve, derisa grupi i dytë e kishte të ndaluar të pinte kafe. Pjesëmarrësit në studim kishin për detyrë të përcillnin dhe të shkruanin, nëse ishin të ngopur ose të uritur dhe nëse tek ata paraqitej nevoja për ndonjë lloj të caktuar ushqimi.

Rezultatet e studimit treguan se personat që i pinin dy kafe në ditëm kishin më pak nevojë për ushqim në krahasim me periudhën para fillimit të eksperimentit. Për dallim nga ata, tek pjesëmarrësit në studim që fare nuk kishin pirë kafe s’u tregua lidhja me ngopjen ose urinë. Shkencëtarët theksojnë se, edhe pse duhen studime shtesë, kafja në mënyrë potenciale mund të përdoret si strategji gjatë mbajtjes së dietës, në kombinim me aktivitetin fizik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat