Pse puna në një vend toksik ju bën një nënë të keqe? Mësoni arsyet

Shëndetësia

Pse puna në një vend toksik ju bën një nënë të keqe? Mësoni arsyet

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 19:26
Ilustrim

Kur kërkojnë një punë të re, shpesh nënat zgjedhin atë që është më e rëndësishme për to – paga ose karriera. Mirëpo, sipas shkencës, ekziston të paktën një tjetër faktor që duhet të merrni në konsideratë. Nënat duhet të dinë edhe me cilët njerëz do të punojnë, sepse një mjedis toksik i zyrës mund të shkatërrojë jo vetëm jetën e tyre, por edhe jetën e fëmijëve të tyre. Pra, për ju nëna kemi një këshillë: zgjidhni me mençuri punën tuaj, pasi një vend toksik pune mund të ndikojë në jetën e fëmijëve tuaj:

Nuk ka të bëjë vetëm me shefat tuaj

Kur flitet për “një punë të keqe”, kryesisht njerëzit mendojnë për shefat. Mirëpo, shefat nuk është se bërtasin çdo ditë në punë. Në përgjithësi, një mjedis i keq pune kryesisht ka të bëjë me mungesën e shqetësimit për të tjerët. Për shembull, vrazhdësia e kolegëve të zyrës, mund të përfshijë fyerjet dhe intrigat pas krahëve.

Gratë, kur kanë probleme në punë, i marrin edhe në shtëpi

Kultura e keqe e vendit të punës, zakonisht sillet edhe në shtëpi dhe mund të çojë në pasoja më të thella. Kjo mund të shihet tek nënat që janë dashur të merren me bashkëpunëtorë agresivë dhe kanë tendencën të përdorin stile të prindërimit më të rreptë, më autoritarë.

Prindërit autoritarë ndikojnë në përshtatjen sociale të fëmijëve të tyre

Prindërit e tillë kanë pritshmëri të mëdha dhe kanë tendencë të vendosin shumë rregulla. Për më tepër, ata mund të ndëshkojnë ashpër gabimet dhe preferojnë të menaxhojnë pothuajse çdo aspekt të jetës së fëmijëve të tyre. Ata gjithashtu nuk arrijnë t'i sigurojnë fëmijëve të tyre reagime prodhuese dhe mbështetjen që u duhen.

Si rezultat, këta fëmijë kanë shumë probleme. Për shembull, ata mund të tregojnë sjellje agresive jashtë shtëpisë - mund të jenë të trembur ose të frikësuar kur komunikojnë me të tjerët. Këta lloj fëmijësh kanë më shumë të ngjarë të vuajnë depresioni ose ankthi; kanë vetëkontroll të ulët dhe kanë mungesë të kompetencës sociale.

Zyrat toksike i bëjnë nënat të besojnë se nuk janë nëna efektive

Nëse nënat punojnë në një ambient toksik, kjo i bën që ato të mos ndihen nëna efektive. Kjo ide mund të shpjegojë pse ato përpiqen të bëjnë sjellje të rrepta dhe të kontrollojnë gjithçka çfarë ndodh në jetën e fëmijëve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat