Disa nga vitaminat që gratë duhet t’i marrin pas menopauzës

Shëndetësia

Disa nga vitaminat që gratë duhet t’i marrin pas menopauzës

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 07:40
Ilustrim

Menopauza mund të përfshijë edhe rritjen e rrezikut për zhvillimin e disa sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore. Me rënien e niveleve të estrogjenit, rritet rreziku për zhvillimin e osteoporozës dhe sëmundjeve të zemrës. Për t’i përballuar këto efekte anësore, vitaminat dhe suplementet mund të jetë një komponent kyç për kujdesin e grave gjatë dhe pas menopauzës.

Ja cilat janë disa nga suplementet dhe vitaminat për këtë rast:

Kalcium

Kalciumi është jetësor për shëndetin e kockave dhe është sidomos i rëndësishëm gjatë menopauzës kur rënia e niveleve të estrogjenit rrit rrezikun për zhvillimin e osteoporozës. Gratë janë 5 herë më të rrezikuara që të zhvillojnë osteoporozë krahasuar me meshkujt. Burimi më i mirë i kalciumit është ushqimi, megjithatë, nëse nuk e arrini dozën e duhur (1,000 deri 1,200 mg për gratë gjatë menopauzës) nëpërmjet dietës, suplementet e kalciumit mund të jenë një zgjedhje e duhur.

Vitamina D

Vitamina D mund të konsiderohet një super-vitaminë. Nuk është e rëndësishme vetëm për shëndetin e kockave, por ul gjithashtu rrezikun për atak në zemër, tensionin e lartë të gjakut, goditjen në tru, astmën, alergjitë, madje edhe kancerin e gjirit. Mund të jetë e vështirë që ta siguroni vitaminën D vetëm nga ushqimet natyrale. Doza e rekomanduar çdo ditë për këtë vitaminë është 600. Kontrolloni fillimisht nivelet për t’u siguruar nëse keni nevojë për suplement.

Acidet yndyrore omega 3

Vaji i peshkut me acide yndyrore omega 3 kanë një efekt efikas dhe natyral që është shumë i rëndësishëm gjatë menopauzës. Nuk është i dobishëm vetëm në termat e përfitimeve kardiovaskulare dhe uljen e triglicerideve, por ky antioksidues i fuqishëm gjithashtu ndihmon për të mbrojtur funksionin e shëndetit mendor duke parandaluar kështu Demencën dhe Alzhaimerin. Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon që të konsumojnë të paktën 2 racione peshk (salmon, troftë, sardele) në javë. Mund të jetë e nevojshme edhe marrja e suplementeve për të siguruar dozat e duhura të kësaj lënde ushqyese. Ekspertët rekomandojnë që gratë të cilat janë në fazën e menopauzës të marrin suplement të vajit të peshkut me 1,000 deri 2,000 miligramë acide yndyrore EPA dhe DHA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat