Vitamina A lufton aknet dhe shenjat e tyre

Shëndetësia

Vitamina A lufton aknet dhe shenjat e tyre

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 20:47
Foto

Vitamina A duket se është substanca kryesore e përmendur në kozmetikë dhe dermatologji gjatë vitit 2019.

Gjatë kësaj kohe është zhvilluar një interes i motivuar nga përfitimet që kjo vitaminë mund të sjellë në trup dhepërmes suplementeve.

Riprogramon qelizat

Kjo substancë është një riprogramues qelizor i vërtetë që ka aftësinë për të riparuar dëmin e shkaktuar nga plakja e lëkurës, duke dhënë një përmirësim të pabesueshëm në ngjyrën e lëkurës, vaskularizimin e saj dhe rrudhat.

Lufton aknet

“Mund të thuhet se vitamina A ka bërë histori në dermatologji- thotë Giuseppe Alessandrini, një dermatolog italian – dhe në veçanti për trajtimin e akneve. Nëse aplikohet në lëkurën me akne, kjo vitaminë është në gjendje të pastrojë tërësisht poret dhe të rregullojë prodhimin e sebumit, pasi është një nga substancat e pakta që mund të depërtojnë thellë dhe efektivisht në lëkurë, duke e rinovuar dhe duke përmirësuar tonin dhe cilësinë e saj.

Kjo arrihet edhe përmes suplementeve

Përveçse në kremra që përdoren gjatë ditës, vitamina A mund të përdoret edhe në trajtimin e formave më serioze të puçrrave në fytyrë, siç janë aknet cistike. Aknet e rënda cistike janë një patologji me prejardhje inflamatore dhe nëse nuk trajtohen siç duhet, ato mund të lenë shenja të dukshme në fytyrë dhe trup. Të sëmurët e shohin pamjen e tyre fizike të përkeqësohet dukshëm dhe prandaj shqetësohen. Vitamina A e përdorur në mënyrë sistematike është në gjendje të veprojë në procesin inflamator dhe ta mbajë këtë sëmundje nën kontroll, duke shmangur gjithashtu “shenjat” e akneve. Kohët e fundit, vitamina A është përdorur edhe për një tjetër patologji shumë të dhimbshme inflamatore: hydrosadenitis suppurative (e njohur gjithashtu si aknet e brendshme). Nëse terapia ndërmerret përpara se inflamacioni të arrijë shtresat e thella të lëkurës, pacienti merr lehtësim të menjëhershëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat