Pirja e çajit të ngrohtë mund t’ua shkaktojë këtë lloj kanceri

Shëndetësia

Pirja e çajit të ngrohtë mund t’ua shkaktojë këtë lloj kanceri

Më: 21 prill 2019 Në ora: 21:56
Foto ilustruese

Rezultatet e këtij studimi, që pohon se konsumi i çajit të nxehtë shkakton kancerin në fyt, janë publikuar në revistën e famshme shkencore “International Journal of Cancer”.

Hulumtimi i shkencëtarëve nga Franca, Irani dhe SHBA rezultoi se pirja mesatare ditore e çajit nga njerëzit është më e ngrohtë se 60º C.

Kjo temperaturë e çajit përbën një rrezik të madh për zhvillimin e kancerit ezofag, sipas tyre.

Skepticizmi në lidhje me këtë rrjedh që nga viti 2016, kur Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi këtë informacion për herë të parë, pas së cilës Shoqëria Amerikane e Kancerit erdhi në shqyrtim serioz të rrezikut të kanosur.

Nga 50.000 të anketuar në studim, 317 prej tyre ishin të infektuar me kancer të epitelit të trombociteve – një nga dy kancerët më të zakonshme të ezofagut.

Doli që rreziku i sëmundjes reduktohej pasi që çaji ftiohej për një kohë të gjatë dhe se kufiri i temperaturës në të cilën indeksi kalon në gjendjen patologjike është 60º C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat