Dëshironi të humbni peshë, thjesht ndizni televizorin

Shëndetësia

Dëshironi të humbni peshë, thjesht ndizni televizorin

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 18:38
Ilustrim

Nëse jeni të pa disponuar, pasi keni prishur dietën duke ngrënë çokollatë, ju vetëm duhet të ndizni televizorin.

Hulumtimi ka treguar se shikimi i filmave horror ndihmon në djegien e kalorive dhe humbjen e peshës. Studiuesit në Universitetin e Westminsterit kanë gjetur një lidhje midis ritmit të zemrës në rritje të njerëzve duke shikuar filma horror dhe humbje të kalorive, transmeton KosovaPress.

Shkencëtarët e udhëhequr nga Richard McKenzie zhvilluan një studim që zbuloi se filmat horror 90 minutash mund të kenë ndikim në numrin e kalorive të djegura. Njerëzit që shikojnë filma të këtij zhanri djegin deri në 113 kalori, të njëjtën sasi kalorish që kalojnë në një shëtitje 30 minutash ose 15 minuta vrapim.

Studiuesit kanë matur nivelet e rrahjeve të zemrës, shpejtësinë e frymëmarrjes dhe rrjedhjen e dyoksid karbonit. Ata zbuluan se filmat horror shkaktuan një ritëm të përshpejtuar të zemrës.

"Ndërsa pulsimi përshpejtohet, gjaku rrjedh më shpejt në trup dhe përjeton valën e adrenalinës", shpjegojnë ata.

Këto tri filma shkaktojnë djegien më të madhe të kalorive në mesin e të anketuarve:

"Shining" - 184 kalori

"Jaws" - 161 kalori

"Exorcist" - 158 kalori

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat