Liderët botërorë urojnë Obamën

Kërko punë

Liderët botërorë urojnë Obamën

Më: 7 nëntor 2012 Në ora: 09:02

Kryeministri britanik David Cameron ka qenë ndër udhëheqësit e parë ndërkombëtarë që ka mirëpritur rizgjedhjen e presidentit amerikan Barack Obama për një mandat të dytë katërvjeçar.

Duke shkruar në Twitter, Cameron e përshkroi Obamën si një “mik” dhe tha se ai mezi pret që të “vazhdojnë të punojnë së bashku.”

Në Bruksel, presidenti i Bashkimit Evropian Herman Van Rompuy tha nëpërmjet Twitter se ai është “shumë i lumtur” për rizgjedhjen e Obamës.

Anders Fogh Rasmussen, sekretar i përgjithshëm i aleancës ushtarake të NATO, ka shprehur “urime të ngrohta”, duke lavdëruar atë që ai e quajti “udhëheqje të shquar” të Obamës në ruajtjen e marrëdhënieve euro-atlantike.

Në Moskë, ligjvënësit në Dumën Shtetërore të Rusisë gjithashtu përshëndetën fitoren e Obamës ndaj sfiduesit republikanë Mitt Romney, duke e quajtur rezultatin si “alternativë më të mirë” për Rusinë.

Ligjvënësit shprehën shpresën se udhëheqësi amerikan do të vazhdojë “rivendosjen” e marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat