Presidenti Obama, fituesi i zgjedhjeve të 6 nëntorit (Video)

Kërko punë

Presidenti Obama, fituesi i zgjedhjeve të 6 nëntorit (Video)

Nga: BEQIR SINA, New York Më: 6 nëntor 2012 Në ora: 08:12

(I plotësuar) - Amerikanët votuan dhe rizgjodhën president të vendit të tyre Barack Obama-n, duke i dhënë atij të drejtën për një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti amerikan Barak Obama ka fituar rizgjedhjen në një mandat të dytë katërvjeçar, duke mundur rivalin e Partisë Republikane Mitt Romney.

Obama ka deklaruar fitoren në një fjalim para mbështetësve të tij në qytetin e tij të Çikagos, duke thënë: “Amerika shkon përpara.”

“Sonte në këto zgjedhje, ju populli amerikan, na përkujtuat se kur rrugët tona ishin të vështira, kur udhëtimi ynë ishte i gjatë, ne jemi ngritur, kemi luftuar dhe në zemrat tona e dinë se më e mira për Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijë”, u shpreh Obama.

Ai e nisi fjalimin duke iu falënderuar votuesve dhe duke ia atribuar fitoren mbështetësve të tij.

Obama tha se detyra për ta “bërë të përsosur unionin tonë, ka shkuar përpara… dhe arsyeja jeni ju”.

"Ne jemi një familje amerikane, dhe ne ngrihemi, ose biem bashkë si një komb”, u shpreh presidenti i rizgjedhur, Barack Obama.

Kandidati republikan, Mitt Romney, e pranoi humbjen e zgjedhjeve në një fjalim para mbështetësve, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në shtabin e tij të fushatës në Boston.

“Unë sapo e kam thirrur presidentin Obama për ta uruar për fitoren e tij. Edhe mbështetësit e tij dhe ekipi i fushatës së tij mertiojnë gjithashtu përgëzimin. Ju dëshiroj më të mirat, por në veçanti presidentit, Zonjës së Parë dhe vajzave të tyre. Kjo është kohë e sfidave të mëdha për Amerikën dhe unë lutem që presidenti të jetë i suksesshëm në udhëheqjen e kombit tonë”, u shpreh Romney, i cili bëri thirrje për tejkalimin e dallimeve partiake.

“Kombi, siç e dini, gjendet para një pike kritike. Në kohë si kjo, nuk mund të rrezikojmë me grindjet partiake dhe pompozitetin politik. Liderët tanë duhet t’i afrohen kundërshtarëve për ta kryer punën e popullit”, u shpreh ish guvernatori i Masaçusetsit.

Fitorja e pritur e Obamës u shpall, pasi rrjetet transmetuese të SHBA-së, projektuan se presidenti në detyrë, ka fituar shtetin e Ohajos, në garën e ngushtë presidenciale, duke e çuar Obamën në fitimin e më shumë se 270-votave të Kolegjit Zgjedhor të nevojshme për të siguruar presidencën, sipas sistemit amerikan zgjedhor.

Parashikimet e fundit bazuar në rezultatet e pjesshme dhe exit polle, tregojnë se presidenti i 44-të i SHBA dhe drejtuesi i parë me ngjyrë i Zyrës Ovale, ka fituar më shumë se 300 vota elektorale.

>>Romney i uron fitoren Obamës
>>Obama mbështetësve: Arritëm këtu së bashku
>>Republikanët fitojnë Dhomën Përfaqësuese, demokratët Senatin
>>Liderët botërorë urojnë Obamën
>>Demokratët festojnë para Shtëpisë së Bardhë

* * * * *

Sipas rezultateve paraprake, zoti Obama ka siguruar fitore në mbi 20 shtete si dhe në kryeqytetin e vendit Uashington. Presidenti fitoi në shtete të rëndësishme si Ajova dhe Pensilvani. Zoti Romney siguroi fitore në shtetin e lëkundur të Karolinës së Veriut dhe në Indiana. Për momentin ende nuk mund të parashikohet rezultati për shtetet Florida dhe Virxhinia.

Obama arriti një fitore të pastër, duke mundur kandidatin republikan Mitt Romney. Menjëherë pas marrjes së rezultateve paraprake nga shtetet e lëkundura, Obama publikoi në Twitter lajmin për fitoren dhe mesazhin e falenderimit për zgjedhësit.

"Kjo ndodhi falë jush, ju falenderoj", shkruante Obama në rrjetin social Twitter, vetëm pak caste pas marrjes së lajmit të fitores.

Kandidati republikan Mitt Romney, pavarësisht humbjes ka marrë më shumë vota popullore se presidenti amerikan. Sipas përllogaritjeve paraprake të CNN, Romney ka marrë 51 për qind të votës popullore ndaj 48 për qind që mori Obama.
Imazhet e festës në zonën e Obama-s në Chicago, transmetohen në ekrane gjigantë edhe në selinë e Romney-t në Boston, ku atmosfera është aspak e këndshme. Duken fytyra të trishtuara dhe në atë park mbizotëron një heshtje varri.

Avik Roy, një prej këshilltarëve të jashtëm të Mitt Romney-t për shëndetësinë, uron demokratët në një mesazh në Twitter. Mesazhi, i cili citohet nga Washington Post online,thotë: "Urime miqve të mi demokratë. Urimet e mia më të mira për administratën e re. Unë do të vazhdoj të bëj opozitë të ndershme".


Nga ana tjetër mbështetësit e Barack Obama-s kanë nisur të festojnë në Qendrën e Kongreseve në Chicago McCormick Place, vend në të cilin kaluan gjithë mbrëmjen, në pritje të rezultateve. Festime ka edhe në New York dhe në seli të tjera ku janë grumbulluar komitetet mbështetëse të Obama-s.

Romney në epërsi me 152 vota elektorale, kundrejt 123 të Obama

Romni kalon në epërsi të dukshme, duke e rritur atë nga 82 me 64 sa e kishte deri pak më parë, në 152 me 123 sa ka marrë presidenti aktual Barak Obama.
Ndërsa në garën për senat, ajo është aktualisht e barabartë 41 me 41, ndërsa dy vende janë fituar nga kandidatët e pavarur. Që të dy kandidatët janë duke fituar në shtetet tradicionale, Romni në ato të kuqe apo republikane dhe në ato të kaltërta apo demokrate Obama. Gara ka filluar të bëhet më interesant në Florida, ku deri në rreth 65 për qind të votave të numëruara kryesonte Obama me rreth 100 mijë vota, por pas afrmit në rreth 70 për qind të votave epërsia e Obamës u ngushtua në rreth 35 mijë vota. Ndërkohë, që në shtetin e Pensilvanisë, që ka 20 vota elektorale, e që mund ti jap shpresa të mëdha për fitore Romnit, ai athje po kryeson, por nga një përqindje e vogël e votave të numëruara.
Romni vazhdon ta ruajë epërsinë në vota popullore, në rreth 3 për qind, 51 % me 48 % Obama.

Obama kryeson me vota elektorale 64 me 56 ndaj Romnit, ky me vota popullore

Presidenti aktual Barak Obama deri me tani prin me 64 vota elektorale kundrejt 40 votave sa ka aktualisht kandidati republikan Mit Romni, i cili fillimisht kryesonte me persin 33 me 3 vota ndaj Oabamas, pas epërsisë që i dhanë votat në Kentucky, në Indiana, në Karolinën Jugore e cila ka 9 vota elektorale, në Virgjinian perëndimore dhe në Oklahoma, ndërsa Presidenti aktual Obama ka fituar fillimisht vetëm në shtetin Vermont, i cili ka vetëm tri vota elektorale, por më pas ka siguruar epërsi në Maine tri vota elektorale, në Masaqusetës, në Rod Ajlend, në Kentikat, në Delavere, në Merilend dhe në Ilinois.
Më pas Romni e ngushtoi epërsinë e Obames pas epërsisë në Gjeorgjia, e cila ia siguroi 16 vota elektorale.
Ndërsa, me vota popullore Romni printe aktualisht me 6.04 milionë vota ose me 52% ndaj Obamas me 5.53 milionë vota ose 47 për qind, nga numërimi ië të gjitha votave në të gjithë amerikën deri në ora 2 e 15 të mëngjeist të sotëm.
Ndërsa, president zgjidhet kandidati, i cili fiton së paku 270 vota elektorale. Aktualisht në Florida, shtet ky që shihet si përcaktues i fituesit, së bashku me Ohajon dhe Pensilvaninë, Obama vazhdon të udhëheq me rreth tre për qind ndaj Romnit. BS

Romni kryesonte sipas sondazheve, në Florida, Obama në Ohajo

Ndërkohë edhe CNN në exit poll-et e veta, vë theksin tek përballja kokë më kokë në Virxhinia me 49 për qind, ndërsa Obama është në avantazh në Vermont.

Edhe sipas të dhënave paraprake të shpërndara nga 'Washington Post', konfirmohet se Obama është përpara në New Hampshire, me 65.1 për qind, krahasuar me 0.7 për qind të votave qe ka marre Romney.

Romney duket se është në avantazh edhe në Kentucky, shtet që republikanët e kishin parashikuar. Deri më tani Romney është përpara me 69 për qind të votave dhe Obama me 29 për qind, raporton CNN.

Ohio ka rrezik të transformohet në rastin 'Florida', ku në vitin 2000, votat u rinumëruan. Disa zgjedhës amerikanë kanë denoncuar faktin se aparaturat që shërbejnë për të votuar janë të prishura në disa qendra votimi. Në zonë autoritetet po vëzhgojnë nëse këto ankesa qëndrojnë. Nëse do të vihen re parregullsi, duhet të pritet deri në datë 17 nëntor për të ditur nëse në Ohio ka fituar Barack Obama apo sfidanti i tij republikan Mitt Romney.Probleme edhe në Florida me telefonata automatike që i bëhen zgjedhësve.

Ndërkohë Mitt Romney ka mbërritur në Boston, ku do të ndjekë procesin në vazhdim. Nga bordi i avionit të nisur prej Philadelphia-s, kandidati republikan është shprehur se nëse do të fitojë, nuk do të ketë kohë për të pushuar, ndaj duhet të përqendrojë vëmendjen e tij tek tranzicioni.

"Nëse do të humbas...hmm...kam një familje dhe një jetë përtej kësaj gare, por nuk mendoj se do të kem këtë fat. Jam shumë krenar për fushatën elektorale që kemi bërë, edhe pse asnjë fushatë nuk është perfekte", thotë Romney, cituar nga CNN.

Zgjedhjet SHBA, Obama: Kam votat për të fituar, Romni: Ditë e madhe për ndryshim të madh

Votuesit në Shtetet e Bashkuara po hedhin votën e tyre për të rizgjedhur Presidentin Barack Obama ose për të zgjedhur rivalin republikan Mitt Romney si udhëheqësin e vendit për 4 vjetët e ardhshëm.
Votuesit pritën në radhë në gjithë vendin për të vendosur fituesin e zgjedhjeve presidenciale, që sipas anketave është vështirë për t’u parashikuar.

John Fortier, ekspert në Qendrën Ndërpartiake të Politikave, thotë se pjesëmarrja varet nga entuziazmi, bazat e ekonomisë dhe se si ndjehen njerzit rreth gjendjes së vendit.

“Përpjekja e fundit për pjesëmarrje në zgjedhje është me të vërtetë organizatë e kandidatëve dhe partive. Ata po bëjnë të gjitha përpjekjet për identifikimin e votuesve dhe nxjerrjen e tyre në votime”.

Patrick Burns priti një orë për të votuar në shtetin e Virxhinias.

“Është gjë e madhe. Virxhinia do të jetë një prej shteteve që do të vendosin rezultatin e zgjedhjeve dhe ndjehem mirë që votoj në një shtet të lëkundur”.

Rezultati i zgjedhjeve presidenciale nuk vendoset nga votat popullore, por nga i ashtuquajturi sistem i Kolegjit Zgjedhor. Rëndësia e secilit shtet për rezultatin e zgjedhjeve është gati i barabartë me popullsinë e tij.

Ndërsa anketat e opinionit në shkallë kombëtare janë shumë të ngushta, anketat shtet më shtet i japin presidentit Obama një epërsi të vogël në një numër shtetesh të pavendosura, të cilat ka të ngjarë të përcaktojnë rezultatin.

Larry Sabato, drejtor i Qendrës së Politikave në Universitetin e Virxhinias, thotë se rezultati i anketave kombëtare nuk ka rëndësi.

“Ajo që ka rëndësi janë votimet në 9 prej 50 shteteve. Këto 9 shtete janë ato që ne i quajmë shtete të lëkundura, sepse anketat flasin për një garë shumë të ngushtë, dhe pikërisht aty do të vendoset edhe rezultati i zgjedhjeve”.

Si Presidenti Obama edhe zoti Romney bënë fushatë deri dje vonë në shtete të rëndësishme për të cilat kanë nevojë të fitojnë.
Pas një përpjekjeje 6 vjeçare për Shtëpinë e Bardhë, zoti Romney i cilësoi zgjedhjet si një moment ripërtëritjeje dhe optimizmi.

“Ne kemi udhëtuar së bashku për një kohë të gjatë dhe kudo në vend në këtë fushatë të madhe për të ardhmen e Amerikës dhe tani jemi afër fitores”.

President Obama bëri ndalesën e fundit të fushatës dje vonë në Ajova, një shtet tjetër i lëkundur.

“Kur cinikët thanë se ne nuk mund të fitonim, ne thamë, 'po, ne mund të fitojmë”.

Bashkë me presidentin, amerikanët votojnë sot edhe për të 435 anëtyarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe për 33 anëtarë të Senatit me 100 anëtarë.
Shumica e analistëve parashikojnë se republikanët do të vazhdojnë të kenë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa Partia Demokrate ka të ngjarë të ruajë një shumicë të vogël në Senat.
21:40
Të dy kandidatët presidencialë kanë çuar ekipe të tëra juristësh për të vëzhguar për parregullsi të mundshme. Departamenti i Drejtësisë ka çuar rreth 800 vëshgues në qendrat e votimit në 23 shtete, për t’iu përgjigjur çdo akuze të mundshme për manipulim votash.

Romney: Ditë e madhe për një ndryshim të madh

"Kjo është një ditë e madhe për një ndryshim të madh” këtë konfirmonon kandidati republikan Mit Romni në Cleveland, duke iu referuar vullnetarëve në një komison votimi.

Romney ka hedhur sot votën në Masaçusets

Kandidati për president i SHBA i Partisë Republikane Mitt Romney dhe bashkëshortja e tij Ann Romney votuan të martën në mëngjes në një qendër votimi pranë shtëpisë së tyre në qytetin Belmont (Massachusets), njoftuan në selinë republikanëve.

"Mitt Romney dhe bashkëshortja e tij votuan rreth 08:45 sipas orës lokale, shumë pak kohë pas hapjes së qendrës së votimit" - tha një përfaqësuesi i qëndrës zgjedhore.

Nën një gëzim të madh doli jashtë qendrës së votimit në Beech Center Street në Belmont këtë mëngjes pas kishte hedhur votën në "kutinë" e votimit kandidati republikan për president Mitt Romney dhe gruaja e tij, Ann, të hodhën votat e tyre në qytetin që kan shtëpin e tyre që nga viti 1971.

Votuesit e tjerë ishin rreshtuar jashtë qendrës dhe e pritën atë me një entusiasëm të madh dhe si thonë gazetarët shpresëdhënës. Shërbimi Sekret u tha gazetarëve se kandidati republikan do të duhet të vijë këtu për të hedhur votën e tij pa u treguar atyre orën e saktë. Por në kohën kur Romneys mbërriti rreth orës 08:40, në qendrën e votimit në Beech Center Street në Belmont, shumë pak gazetar kishin mbetur teksa votuesit kishin kohë që prisnin çiftin Mitt Romney dhe gruaja e tij, Ann,

Të dy teksa u shoqëruan me përshëndetje dhe brohoritje rasti tipike këto në zgjedhjet amerikane nga votuesit Republikan u takuan në fillim me punëtorët zgjedhore, dhe morën në dorë fletët e votimit për ti "cukatur" në mashinat elktornike me votën e tyre dhe u ndan krah për krah deri sa ata votuan.
Mitt Romney hodhin votën në mashinën elektronike (kutinë e votimit) 287 në Beech Center Street, Komisioni Zgjedhorë numër 3 ,ndërkohë që gruaja e tij Ann ishte numri 286 po në të njëjtën qendër.

I pyetur më pas për të cilin ai ka votuar, Romney u përgjigj, "Unë mendoj se ju e dini - votova për SHBA ", tha ai duke qeshur... I pyetur se si ai u ndjerë, ai tha "shumë më mirë, shumë më mirë nga çdo herë tjetër."


Çifti Romney, Mitt dhe Ann u larguan ndërsa qindra njerëz ishin duke pritur jashtë qendrës, shumica e mbanin disa parrulla për Romney, por disa për presidentin Barack Obama, sfidantin e tij Demokratike. Kur Romney dhe Ann u larguan, ata u përshëndetën nga brohoritje tipike të këtyre zgjedhje në SHBA " Go Romney! Go Romney! - Romney for President - Romney for President !.

"Ju do të jeni ai që keni për të fituar, Go Mitt!" thërriste turma ndërkohë që një grup i vogël thërriste pë Obamën të njëjtën gjë.

Dikush pyeti Mitt Romney si ai ndjehej për Ohajon, një shtet kritike në zgjedhjet e sotme për atë, dhe ai tha shumë mirë.
Ndërkohë, që zoti Barak Obama u bë Presidenti i parë në historinë amerikane që ka zgjedhur të votojë në votimet para ditës zgjedhore, 6 nëntorit. Ai ka votuar tre javë më parë në mëngjes, në qytetin e tij, Çikago. Sipas mediave amerikane, Obama tregoi patentën e tij pasi një anëtar i komisionit lokal zgjedhor i kërkoi një dokument identifikimi para se të votonte.

Edhe, Zonja e Parë, Mishel Obama, votoi me postë më 15 tetor për zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit. Ajo e ka mbrojtur praktikën e votimit të mëparshëm edhe në emisionet televizive ku ka qenë ftuar gjatë këtyre ditëve.

Presidenti i SHBA-së zgjidhet nga Kolegji Zgjedhor, i cili përbëhet nga 538 zgjedhorë. Për të fituar kandidatit presidencial i nevojiten 270 vota elektorale. Nëse kandidatët nuk do të mund të fitojnë dot shumicën, atëhere përdoret procedura e jashtëzakonshme e zgjedhjes së presidentit, e cila është parashikuar në amendamentin e 12 të Kushtetutës së SHBA-së. Presidenti zgjidhet nga Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit midis tre kandidatëve potencialë me shumicë votash.

Barack Obama votoi në Illinois

Presidenti u është drejtuar sot gazetarëve, pas një ndalese të shkurtër që ka bërë në një zyrë të Partisë Demokratike në Çikago.

“Unë vetëm dua t’i them faleminderit popullit amerikan. Është burim i optimizmit të madh për mua”, ka thënë Obama, duke përgëzuar edhe kundërshtarin e tij për garën e fuqishme zgjedhore.

Presidenti Obama është shprehur i bindur se ka votat e duhura për të fituar dhe që priste një mbrëmje të mirë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama dhe sfiduesi republikan Mit Romni janë në pritje të rezultatit pas një beteje të fortë elektorale, ndërsa sondazhet i nxjerrin kandidatët me të njëjtën përqindje që pritet të ndryshojë nga votat e pak shteteve.

Zgjedhjet SHBA, hapen qendrat e votimit në shtetet kyçe

Qendrat e votimit në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara kanë filluar të hapin dyert e tyre për qytetarët të cilët do të hedhin votat për presidentin Barack Obama apo për sfiduesin republikan Mitt Romney në zgjedhjet presidenciale të 2012 kontestuar.
Miliona zgjedhës në mbarë vendin kanë hedhur votat e tyre në votimet e hershme. Por shumica dërrmuese e elektoratit do të shkojë në qendrat e votimit sot të ngritura në shkolla, stacionet e zjarrëfikësave, apo në kisha.
Presidenti Obama dhe zoti Romney ishin dje në disa shtete kyçe në një përpjekje të fundit për të tërhequr votuesit e pavendosur.
Zoti Obama bëri ndalesa në Uiskonsin dhe Ohajo, para mbajtjes së një mitingu përfundimtar në Ajoua, shteti që i dha atij fitoren në zgjedhjet paraprake në fushatën e vitit 2008 për në Shtëpinë e Bardhë. Kandidati Demokratike reklamoi arritjet e tij gjatë presidencës, duke përfshirë shpëtimin e industrisë automobilistike amerikane dhe vrasjen e Osama bin Laden, por tha se ai ka nevojë për një mandat tjetër për të përfunduar planet e tij.
Zoti Romney mbajti një miting natën vonë në Nju Hemshër, ku ai nisi fushatën e tij më shumë se një vit më parë, pas tubimeve në Florida, Virxhinia dhe Ohajo. Ish guvernatori i Massachusetts përmendi rekordin e tij si biznesmen dhe një politikan i suksesshëm tha se ai, dhe jo zoti Obama, do të sjellë ndryshime reale për kombin.
Zoti Romney voton në qytetin e tij të Bostonit sot, dhe ka planifikuar dy mitingje të minutës së fundit në Ohajo dhe Pensilvani. Presidenti dhe bashkëshortja e tij, Michelle, do ta kalojë ditën sot në shtëpinë e tyre në Chicago.

Obama-Romney, barazim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama dhe kundërshtari i tij Mitt Romney morën secili pesë vota në Diksvil Noc në New Hampshire.

Rezultatet e para të garës presidenciale dalin pikerisht nga kjo zonë, që voton mengjesin e së martës. Kjo është hera e parë që të dy kandidatët marrin vota të barabarta. Sipas censusit te vitit 2010 ky qytet fshat kishte 12 banorë.

“Për zgjedhjet presidenciale kjo nuk ka ndodhur më parë në Diksvill. Kemi pese vota për secilin”, tha një votues.

“Mendoj se kjo tregon se sa i ndare eshte vendi ku shume njerez po perpiqen te zberthejne se cila eshte kultura amerikane e tanishme. Kur mendojme per amerikanet, cilin perfaqesojme ne?", tha një tjetër banor.


Rezultatet e para nga Dixville Notch,në Nju Hampshër, pasi banorët hodhën votat e tyre të para në ditën e zgjedhjeve.
* * * * *

Mësohet se janë hapur tashmë qendrat e votimit në shtetet kyce të Amerikës. Mediat vendase raportojnë se qendrat e votimit janë hapur tashmë në Virxhinian Perëndimore, në Karolinën e Veriut dhe në Ohajo.

Në SHBA, votohet në qytezat e para
Votuesit në dy qyteza të vogla amerikane janë të parët që u janë drejtuar kutive të votimit, për të votuar në zgjedhjet presidenciale të vendit.

Dixville Notch dhe Harts-Location lejuan votuesit e tyre që t’u drejtohen kutive të votimit ditën e martë, menjëherë pas mesnatës.

Kutitë e votimit u numëruan menjëherë. Në Dixville Notch, presidenti Barack Obama mori pesë vota, njësoj sikurse edhe rivali i tij republikan, Mitt Romney.

(I plotësuar) - Kjo është hera e parë që në këtë qytezë ndahen votat në mënyrë të barabartë. Dixville Notch ka një traditë 50 vjeçare e të qenit qyteza që hapë e para kutitë e votimeve në SHBA në ditën e zgjedhjeve.

Kandidati republikan ka fituar votat në Dixville Notch çdo herë, që nga fillimi i kësaj tradite në vitin 1960, përveç në vitin 2008, kur fitoi Obama.

Nga ana tjetër, në Hart-Location, Obama fitoi 23 vota, ndërsa Romney, 9 vota.

6 nëntor - Amerika voton

6 nëntori është dita e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara - kulmi i një fushatë që ka zgjatur më shumë se një vit, dhe populli amerikan sot vendos se kush do të shërbejë si president dhe nënpresident i ardhshëm i vendit.

Votimi është një nga të drejtat dhe detyrat më të rëndësishme të qytetarit. Kushtetuta amerikane u rezervon 50 qeverive shtetërore autoritetin për të përcaktuar kualifikimet e votuesve dhe mënyrat e votimit në shtetin e tyre. Kur u miratua Kushtetuta dy shekuj më parë, votimi ishte i kufizuar mes burrave të bardhë dhe në shumë shtete njerëzve u kërkohej të kishin një pronë me vlerë të caktuar për të patur të drejtë për të votuar.

Por ndërsa amerikanët gjithnjë e më shumë filluan të kërkonin të drejtën e votës, qeveritë shtetërore i ndryshuan këto dispozita. Kushtetuta u përditësua në vitin 1870 për të mbrojtur të drejtat e skllevërve të sapo çliruara, duke përfshirë edhe të drejtën e tyre për të votuar. Shtojca e 15 e Kushtetutës thekson se e drejta për të votuar nuk duhet të mohohet për shkak të racës apo ngjyrës së lëkurës.

Në vitin 1920, qeveritë shtetërore ratifikuan Amendamentin apo shtojcën e 19-të për garantimin e votës për gratë. Sepse disa shtete përdornin padrejtësisht listat e taksave, provimet e alfabetizmit dhe kufizime të tjera për të përjashtuar nga votimet pakicat. Kongresi amerikan miratoi Aktin e të drejtës së votës në vitin 1965. Ky akt fuqizoi zyrtarët federalë për të marrë përsipër regjistrimin e votuesve në disa juridiksione ku zyrtarët vendorë kishin diskriminuar votuesit e pakicave.

E drejta e votës u zgjerua më tej në vitet 1970. Mosha ligjore për të votuar në shumicën e shteteve ka qenë 21 vjeç. Amendamenti i 26-të vendosi që mosha ligjore për të votuar në të gjithë vendin të jetë 18 vjeç.

Sot shumica e amerikanëve të cilët mund të votojnë, e të bëjnë këtë. Për shumë njerëz, votimi është një akt i rëndësishëm e gjithashtu i thjeshtë i detyrës qytetare, që merret si e dhënë, por kryhet me krenari dhe seriozitetin e qëllimit. Edhe pse tani të njohura për amerikanët, zgjedhjet demokratike sot ende mungojnë në shumë pjesë të botës.

Demokracitë si kjo e Amerikës, janë themeluar në besimin se njerëzit kanë të drejtë dhe urtësi të vendosin se kush do t'i qeverisë ata. Siç e kanë treguar zgjedhjet e kaluara, pasi vendimi është marrë, amerikanët e respektojnë atë. Zgjedhjeve e vitit 2012 pritet të jenë me rezultat nga më të ngushtët deri më sot, dhe me sfida e probleme të mundshme si ato në votimet e vitit 2000, mund të duhen ditë para se të dalë se kush ka fituar. Por siç ka thënë presidenti Abraham Linkoln, nuk mund të ketë ankesa të suksesshme ndaj një zgjedhjeje të drejtë, përveçse në zgjedhjet e ardhshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat