Kandidatët presidencialë në fushatë maratonë

Kërko punë

Kandidatët presidencialë në fushatë maratonë

Më: 4 nëntor 2012 Në ora: 16:39

Ndërsa gara për Shtëpinë e Bardhë ka hyrë në ditët e fundit, ish-presidenti amerikan Bill Clinton zhvilloi fushatë krahas me Presidentin Obama. Zoti Clinton, me zërin të ngjirur për shkak të fushatës tepër të ngarkuar gjatë së cilës ka shoqëruar zotin Obama, tha se “e ka dhënë zërin në shërbim të presidentit tim”, - siç u shpreh ai. Më tepër se 24 mijë vetë ishin mbledhur në Bristow të Virginias, për të dëgjuar ish-presidentin Clinton dhe Presidentin Obama.
Presidenti dhe rivali i tij republikan, Mit Romny po bëjnë fushatë pothuajse pa pushim gjatë këtyre ditëve të fundit që kanë mbetur deri të martën. Shumica e sondazheve tregojnë se gara është pothuajse në barazim.

Shtetet më të rëndësishme për garën janë Kolorado, Florida, Ohio dhe Virginia. Presidenti Obama ka një përparësi të vogël në Ohio dhe Virginia, ndërsa zoti Romni kryeson në Colorado. Të dy kandidatët janë thuajse barabar në Florida. Të katër këto shtete janë tepër të rëndësishme për 270 votat elektorale, të nevojshme për të siguruar fitoren e Shtëpisë së Bardhë.

Kandidatët e vazhdojnë fushatën edhe sot dhe nesër: zoti Romni shkon sot në Iowa dhe më pas në Ohio, Pensilvani dhe Virginia, ndërsa zoti Obama shkon Ohio, New Hampshire, Florida dhe Kolorado.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat