Obama dhe Romney rinisin fushatën

Kërko punë

Obama dhe Romney rinisin fushatën

Më: 1 nëntor 2012 Në ora: 11:13

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe sfiduesi i tij republikan, Mitt Romney, pritet të intensifikojnë fushatën gjatë ditës së sotme.

Obama ka lënë mënjanë fushatën e tij gjatë tre ditëve të fundit, për t’u përqendruar në reagimin e qeverisë ndaj uraganit Sandy.

Stuhia e fuqishme ka shkaktuar viktima dhe shkatërrime në Shtetet e Bashkuara.

Romney po ashtu ka ndërprerë fushatën për tre ditë.

Sondazhet e opinionit vazhdojnë të sugjerojnë se të dy kandidatët janë në garë të ngushtë.

Amerikanëve u kanë mbetur vetëm edhe pesë ditë për të zgjedhur presidentin e ardhshëm më 6 nëntor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat