Obama, Romni ndryshime në grafikun e fushatave

Kërko punë

Obama, Romni ndryshime në grafikun e fushatave

Më: 28 tetor 2012 Në ora: 09:03

Ndërsa pritet që stuhia Sendi të godasë brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara, Presidenti Barak Obama dhe rivali i tij republikan Mit Romni bënë ndryshime në grafikun e fushatave të tyre.
Personeli i zotit Obama tha se presidenti diskutoi planet e përgatitjes për stuhinë në një konferencë telefonike me zyrtarët e emergjencës dhe të sigurimit gjatë udhëtimit të tij për në Nju Hempshir. Zyrtarët thanë se zv/presidenti Xho Bajden anulloi ndalesën e tij të fushatës në zonën bregdetare të Virxhinias për t’u dhënë mundësi autoriteteve të përqendrohen në përgatitjet për të përballuar stuhinë.
Edhe zoti Romni anulloi vizitat e tij në Virxhinia. Ai bëri fushatë dje në Florida, shtet që i ka shpëtuar rrezes së uraganit Sendi. Zoti Romni kritikoi presidentin, duke thënë se axhenda e tij është pa vizion dhe premtoi se po u zgjodh president, ai do të ndërtojë ura komunikimi me demokratët e Kongresit.
Rreth 2000 kilometra në veri, presidenti u tha përkrahësve të tij në Mançester të Nju Hempshirit se katër votat elektorale të shtetit janë të rëndësishme për fitoren e kësaj gare presidenciale shumë të ngushtë.
Të dy kanditatët po u bëjnë thirrje përkrahësve të tyre të votojnë më herët dhe ekspertët llogarisin se megjithë votat e atyre të nuk janë në Shtetet e Bashkuara, deri tani kanë votuar 10.5 milionë zgjedhës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat