Pjesëmarrja e afrikano-amerikanëve në votime

Kërko punë

Pjesëmarrja e afrikano-amerikanëve në votime

Më: 28 tetor 2012 Në ora: 08:55

Zgjedhjet për presidentin këtu në Shtetet e Bashkuara po afrohen, dhe kureshtja është e madhe për shtetet e rëndësishme vota e të cilave mund të jetë përcaktuese nëse gara është e ngushtë. Gazetari i Zërit të Amerikës Chris Simkins i hedh një vështrim pjesëmarrjes në votime të afrikano-amerikanëve në shtetin e Karolinës së Veriut, ku gara mes presidentit Obama dhe republikanit Romney është shumë e ngushtë.
Votimi i hershëm është pranë në Karolinën e Veriut dhe për votuesit si afrikano amerikani Walter Gilmore, kjo sjell një ndjenjë alarmi.

"Jam i shqetësuar në përgjithësi për punësimin. Ka shumë të papunë në Karolinën e Veriut; gjithashtu problem është edhe ruajtja e vendeve të punës këtu dhe mos transferimi i tyre jashtë vendit”.

Një pjesëmarrje rekord e afrikano amerikanëve në votime, ndihmoi Barack Obamën që të fitonte ngushtësisht këtë shtet katër vite më parë. Në garën presidenciale të kësaj rradhe, republikani Mitt Romney, duket se ka një avantazh të lehtë. Banorët e Karolinës së Veriut janë të ndarë në pikpamjen se cili duhet të jetë presidenti i ardhshëm.

Këta studentë votojnë për herë të parë.

“Fitoren e Karolinës së Veriut e përcakton vota e hershnme e afrikoano-amerikanëve, kryesisht vota e studentëve. Ne kemi ndikim të madh”.

Alma Adams e di mirë se sa e rëndësishme është për demokratët pjesmarrja e afrikano amerikanëve në votime. Ajo ka shërbyer në organizmin legjislativ të Karolinës së Veriut për më shumë se 18 vjet. Ajo thotë se pjesëmarrja e afrikano amerikanëve në votime është mbresëlënëse.

“Kjo më tregon se njerëzit duan të jenë të përfshirë në këtë proces dhe e kuptojnë rëndësinë e tij”.

Zonja Adams është popullore këtu sepse ajo mbështet barazinë arsimore, barazinë në vendin e punës dhe rritjen e pagës minimale në shtetin e Karolinës së Veriut.

Kandidatja e partisë republikane Olga Wright është rivalja e zonjës Adams për postin e kësaj të fundit në legjislaturën e shtetit. Ajo është një prej afrikano amerikaneve të pakta që garon për këtë post.

Ajo nxit ide popullore si përmisërsimi i sistemit arsimor dhe ndihmesa për familjet që janë në rrezik finaciar. Zonja Wright thotë se të bindësh demokratët që t’a mbështesin atë është një betejë e vështirë.

“Unë e distancoj vehten nga idetë përçarëse në politikë. Njerëzit nuk më shohin mua vetëm sepse unë jam regjisrtuar si republikane. Partia nuk ka rëndësi”.

Në fushatën elektorale, zonja Adams u thotë zgjedhësve se ajo do të luftojë kundër shkurtimeve buxhetor të programeve që janë të rëndësishme për komunitetin e saj.

“Kemi disa punë për të kryer - të fitojmë në garë dhe të përpiqemi për të sjellë ndryshime me punën tonë, ose të kontrollojmë njerëzit që janë zgjedhur për t’i shërbyer komunitetit”.

Zonja Adams dhe drejtues të tjerë të komunitetit thonë se fakti që edhe më shumë afrikano amerikan janë të përfshirë në procesin politik është një shenjë shpresëdhënëse.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat