Intensifikohet fushata në SHBA

Kërko punë

Intensifikohet fushata në SHBA

Më: 24 tetor 2012 Në ora: 09:16

Presidenti Barack Obama dhe rivali i tij nga Partia Republikane Mitt Romney kanë nisur dy javët e fushatës intensive para 6 nëntorit, kur amerikanët do të votojnë për presidentin e tyre të ardhshëm.

Pjesa më e madhe e fushatës pritet të përqëndrohet në 10 të ashtuquajturat “shtete të lëkundura”, ku anketat sugjerojnë se as Obama e as Romney, nuk kanë siguruar shumicën në mesin e votuesve të mundshëm.

Në këto shtete hyjnë Ohio, Florida, Karolina e Veriut, Virxhinia, Iowa dhe Nevada.

Sondazhet fillestare tregojnë se shumica e shikuesve mendojnë se Obama ka treguar performansë më të fortë në debatin e fundit presidencial mbi politikën e jashtme, që u mbajt të hënën.

Por, ndihmësit e dy kandidatëve besojnë se pala e tyre është fituese.

Sondazhet e opinionit tregojnë se kandidatët po zhvillojnë një garë të ngushtë, për të fituar 270 votat elektorale, të nevojshme për të siguruar presidencën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat