Romney akuzon Obamën se nuk ka axhendë

Kërko punë

Romney akuzon Obamën se nuk ka axhendë

Më: 20 tetor 2012 Në ora: 12:15

Kandidati republikan për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Mitt Romney ka vënë në lojë Presidentin amerikan Barak Obama, duke thënë se rivali i tij nuk ka një "axhendë" të denjë për një mandat të dytë në detyrë. Në një tubim elektoral në Florida, ai tha se fushata e Obamës ishte "ulur në sulme të vogla dhe lojra fjalësh pa kuptim".
Disa orë më parë, Obama kritikoi zotin Romney për lëvizjen nga pozicioni i tij i mëparshëm vetëm sepse dita e zgjedhjeve po afrohet, duke thënë se republikanët vuajnë nga "Romnesia".Dy rivalët do të takohen në Florida të hënën, për debatin e tyre të fundit, në lidhje me politikën e jashtme. Romney dhe republikanët janë duke vazhduar të përqëndrohen në trajtimin e çështjes së administratës së Obamës mbi sulmin vdekjeprurës në Bengazi të Libisë, në të cilin katër amerikanë, duke përfshirë ambasadorin e SHBA-ve u vranë. Incidenti provokoi një debat gjatë përballjes të dytë të martën që shkoi, dhe ka gjasa që të debatohet nxehtësisht përsëri për të njëjtën çështje në Boca Raton. Fushata e së premtes pa të dy kandidatët të bëjne ndalesa të mëdha në shtete të rëndësishme
Obama e Uashington DC e Fairfax, Virginia, dhe Z. Romney ne Daytona Beach, dhe Florida. Sondazhet e fundit tregojnë për një garë gjithnjë e më të ashpër veçanërisht në shtetet kyçe zgjedhore. Një sondazh i CNN të premten bën me dije se Romney ka një kryesim të lehtë me 1% në Florida Ioëa dhe Neë Hampshire.
Të dy kandidatët janë duke u përpjekur për të fituar vota sa më shumë të jetë e mundur përmes votimit të hershëm, tashmë në proces në shumë shtete në Amerikë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat