Një fotogtraf ka kapur realitetin e përditshëm në Korenë e Veriut, duke shfaqur një përzierje mes krenarisë kombëtare dhe shtetit të kudondodhur ushtarak.
Christian Petersen-Clausen, gjermani i cili jeton në Kinë, ka udhëtuar kohët e fundit anembanë vendit me një kompani turistike, ka fotografuar gjithçka që ka parë.
Edhe pse ai shoqërohej nga një guidë, Christian arriti të kapë momente interesante si dy fëmijë që ecin dorë për dore, një mama që i bën foto vajzës me një smartphone dhe madje edhe një dasmë tradicionale.