Der Spiegel: Sa ka ndihmuar financiarisht Irani, Bashar al Assadin?

Reportazhe

Der Spiegel: Sa ka ndihmuar financiarisht Irani, Bashar al Assadin?

Nga: Fitim Dika Më: 10 nëntor 2015 Në ora: 16:42

Irani luan rolin kryesor në konfliktin sirian, sëbashku me Rusinë, për shkak të mbështetjes së fuqishme ndaj presidentit Bashar al Assad. Edhe ish ambasadori i Sirisë në OKB, Lakhdar Brahimi, ka përshkruar Iranin si partnerin kryesor dhe më me ndikim në luftën siriane, edhe sesa SHBA dhe Rusia.
Prej fillimit të protestave në 2011, Irani i ka qëndruar pas me ndihma materiale dhe ushtarake presidentit Assad. Kjo edhe nga frika që protesta mos zgjerohej në Iran, pasi ky i fundit i shtypi protestat e vitit 2009.
Përfaqësuesi i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, pretendon se brenda një viti Irani financon rreth 6 miliardë dollar regjimin sirian, ndërsa ekspertë tjerë mendojnë se kjo vlerë shkon edhe më tepër, 15-20 miliardë dollarë. Ku financohet më tepër?

Me Kredite: Vetë qeveria e Teheranit ka pranuar se në vitet 2011-2014 ka financuar me kredite Sirinë deri në 9 miliardë dollar. Ky financim vazhdon edhe pas vitit 2015.

Nafta: Edhe dërgimi i derivative të naftës është një ndihmesë e fuqishme nga Irani. Sipas agjensisë së lajmeve Bloomberg, Irani i dërgon brenda një dite rreth 60.000 barrela me naftë Sirisë.

Ushtria: Irani i dërgon edhe armatime të shumta ushtrisë siriane, ku gjithashtu krahas tyre edhe këshilltarë ushtarakë. Deri tani janë vrarë mbi 100 ushtarë elitarë, mes tyre edhe gjeneralë të njohur iranianë. Sipas disa informacioneve, Irani ka financuar edhe rebelët sirianë, duke pasur Planin B, që në rast se bie Bashar al Assadi, atëherë të ruajë ndikimin e saj edhe në qeverinë pasardhëse të Sirisë.

Prezenca: Irani ndodhet prezent në të gjithë infrastrukturën e Damaskut, kryesisht në ndërtimet e shkollave fetare, për të shtuar ndikimin shiit në Siri.

Lidhja siriane-iraniane është e vjetër prej 1978, kur Hafiz al Assad, babai i Basharit, krijoi aleancë të fuqishme me ajotollahët e Iranit. Kjo kryesisht edhe për politikën e tyre të jashtme anti-amerikane e anti izraelite, por edhe sektit fetar të njejtë shia./Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat