Media zvicerane: Shqipëria, perla e re e turizmit në Ballkan (Foto)

Reportazhe

Media zvicerane: Shqipëria, perla e re e turizmit në Ballkan (Foto)

Më: 28 shtator 2015 Në ora: 18:50

Verën që sapo lamë pas shumë sajte ndërkombëtare shkruajtën për Shqipërinë dhe plazhet e saj.

Megjithëse pushuesit shqiptarë mund të kenë shumë gjëra të këqija për të thënë, media zvicerane “Bluewin.ch” ka konsideratë të lartë për plazhet shqiptare dhe i ka kushtuar një reportazh turizmit në Shqipëri.

“Përse Shqipërinë? Po përse jo! Vendi i vogël në detin Adriatik dhe Jon ofron plazhe të mrekullueshme, kulturë të pasur, thesare natyrore dhe njerëz të përzemërt që shquhen për mikpritjen e tyre. Dhe të gjitha këto me çmime shumë të konkurrueshme”, shkruan portali zviceran.

Më tej media zvicerane vazhdon me përshkrim më të hollësishëm.

“Aty mund të marrësh shumë me pak para. Nëse Kroacia mbahej si mbreti i turizmit në Ballkan, Shqipëria po e konkurron gjithmonë e më shumë. Çmimet janë të ulëta krahasuar me plazhet e tjera në Ballkan dhe natyra është një parajsë e vërtetë. Të hash në një restorant tre persona, madje të konsumosh edhe verë nuk kushton më shumë se 20 euro. Peshk i freskët, fruta deti, mish i shumëllojshëm dhe një kulinari e pasur e bëjnë edhe më të veçantë Shqipërinë. Çmimet e ulëta bëjnë që të shijoni më tepër pushimet dhe me pak shpenzime më shumë mund të pushoni në luks të paparë”, shkruan bluewin.ch.

Ajo e shoqëron artikullin edhe me disa foto nga vendet më të bukura shqiptare./Përshtati në shqip Amarildo Lumani.

Ausblick auf Saranda, Albanien an der Ionischen Küste Badeort Dhermi in Albanien

Glockenturm von Gjirokastra, Albanien

Ausblick auf Landschaft bei Gjirokastra, Albanien

Traditionelle Häuser in Gjirokastra, Albanien

Blue Eye Quelle in Albanien / Syri i kalter

Albanische Alpen mit See

Festung von Kruja, Albanien

Gassen in Kruja, Albanien

Schafherde im albanischen Hinterland

Amphitheater in Butrint, Albanien

Skuthari (Skardar) See, Albanien, Insel Grmozur

Tirana mit Glockenturm und Moschee

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat