“Hebrenjtë e fundit në Shqipëri” (Foto)

Reportazhe

“Hebrenjtë e fundit në Shqipëri” (Foto)

Më: 20 shtator 2015 Në ora: 08:05

Izraeliti Doron Bachar ka realizuar një set fotografish me titullin “Hebrenjtë e fundit në Shqipëri 1991”.
Ai është përpjekur të memorizojë momente të të përditshmes, gëzimeve, punës, shqetësimeve dhe ndarjeve. Fotot janë dëshmi e bashkëjetesës së shqiptarëve me hebrenjtë, ku këta të fundit gjetën mikpritje dhe mbështetje, të cilën e reflektojnë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojne dhe sot midis dy vendeve.

Ambasada e Izraelit në Tiranë ka zgjedhurta publikojë këtë ekspozitë edhe në faqen e saj zyrtare në Facebook “Izraeli në Shqipëri”, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi që ta shohin.

Zv/ambasadori Zach Saar vlerësoi këtë ekspozitë për vlerat historike që përçojnë këto foto. “Ato tregojnë zhvillimin në vite që ka pësuar Shqipëria. Ne zgjodhëm ta vendosim këtë ekspozitë në faqen tonë të Facebook që të mund të shihet lehtësisht nga të gjithë dashamirësit që kanë interes për të”, tha ai.










Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat