Ja çfarë u zbulua me këto dylbi 3 vjet më parë, në thellësi të ujrave të Adriatikut…(Foto)

Reportazhe

Ja çfarë u zbulua me këto dylbi 3 vjet më parë, në thellësi të ujrave të Adriatikut…(Foto)

Më: 12 korrik 2015 Në ora: 21:08

Kanë qënë një palë dylbi që bënë të mundur identifikimin e një anije të mbytur në thellësi të gjirit të Durrësit tre vjet më parë. Dylbi që mund të konsiderohen dhe përcaktuese të një moment historik, ku me atë në tyre u zgjidh një mister i madh që datonte nga një histori lufte 97 vite më parë. Dihej vendi se ku ndodhej një anije e mbytur por nuk dihej identiteti i saj. Vetëm gjetja e bërë gjatë një zhytjeje eksploruese me anë të një palë dylbive të prodhimit austriak të përdorura nga një oficer, bëri të mundur fillimin e zbërthimit të misterit të identitetit të anijes.

Duke u nisur edhe nga koordinatat e ngjarjes, karakteristikat teknike dhe u mundësua bënë që të identifikohej me siguri se objekti i zhytur ishte avullorja austro hungareze Brengez, e goditur nga një njësi detare MAS e Marinës Mbretërore Italiane me 13 maj 1918. Në këtë tragjedi kanë humbur jetën 234 ushtarë austro-hungarezë.

Historia

Në gjirin e Durrësit, në përfundim të luftës së parë botërore, ka ndodhur një tragjedi. Një avullore austro-hungareze me 1200 ushtarë në bord, ndërsa po i afrohej portit të Durrrësit, është siluruar në mesnatë nga torpedot italiane të cilat kanë ardhur befasisht nga porti i Brindizit. Mjeti detar është mbytur shumë shpejt për shkak të të 2 silurave që kanë goditur në shenjë objektivin në orët e mesnatës, ndërsa mjetet goditëse të imbarkuara në një destrojer që qëndronte në distancë janë larguar drejt bazës së nisjes në portin e Brindizit.

Para 3 viteve, anija fatkeqe Bregenz zbulohet në thellësi të gjirit të Durrësit nga një ekspeditë e përbashkët italo-shqiptare. 3 vite më parë shtypi italian ka pasqyruar kërkimet nënujore dhe zbulimet e bëra në gjirin e Durrësit. Gjatë këtyre kërkimeve u deklarua prej tyre se gjatë ekspeditës u arrit që të identifikohet një tjetër relit nga eksploratorët nënujës: “Këtë radhë është zbuluar piroskafi Bregenz i mbytur në vitin1918 në bregdetin e Durrësit”.

Sipas informacionit, mjeti i mbytur është zbuluar nga një përfaqësues i vendit ku ndodhi tragjedia për detarët austriakë, Igli Pustina, si dhe nga zhytësi Mauro Pazzi me ekipin italian. Zbulimi është publikuar nga portali asso-net.

Zbulimi i anijes së mbytur

Avullorja Brengez është mbytur në një betejë detare në muajin maj të vitit 1918. Një ekspeditë nënujore ka bërë zbulimin e madh të anijes që gjendet prej vitesh nën ujrat blu të Adriatikut. Për gjetjen e tijë ekspedita ka kryer zhytje 2 ditore. Identifikimi është bërë gjatë zhytjeve të kryera nën ujrat e gjirit të Durrësit me data 25 dhe 26 qershor nga zhytësit. Zbulimi i rëndësishëm, i realizuar nga Igli Pustina dhe Mauro Pazzi, kreu i kompanisë BLUSUB i cili ka njohuri të thella mbi ujrat e bregdetit shqiptar dhe është fotografi i dytë i specializuar në relitet nënujor, ka qenë rezultat i kërkimeve disamujore që kanë shërbyer për të bërë lidhjet me elementet e ndryshme të mbledhura në arkivat e italiane dhe austriake Luftës së Parë Botërore, dhe të cilat kanë bërë të mundur që të realizohet identifikimi i saktë i vendndodhjes dhe identifikimit të anijes. Realisht, faktin që në këto thellësi ndodhej një relit, dihej prej kohësh nga peshkatarët shqiptarë, por asnjëherë nuk ishte arrritur të identifikohej se cila anije ishte për shkak të kushteve të keqija në të cilat ndodhej objekti.

Vetëm në fund të vitit të kaluar gjetja e bërë gjatë një zhytjeje eksploruese të një dylbie e prodhimit austriak të përdorura nga një oficer, bëri të mundur për të filllimin e zbërthimit të misterit të identitetit të anijes, duke u nisur edhe nga koordinatat e ngjarjes, karakteristikat teknike dhe te gjitha këto bënë që kishim siguri tashmë se objekti i zhytur ishte avullorja austro-hungareze Brengez.

Gjatë eksplorimit të relitit të shkatërruar, fotografi Mauro Pazzi ka grumbulluar një dokumentacion të rëndësishëm fotografik të cilin e ka krahasuar me imazhet e periudhës së luftës dhe ka arritur të bëjë indentifikimin korrekt të anijes së zbuluar.

Avullorja Bregenz është prodhuar në tetor të 1908, me porosi të marinës ushtarake austro-hungareze në fillim të vitit 1918 për përdorimin në transportin e trupave. Ajo ishte e gjatë 108 , 15 m gjërësi dhe me tonazh rreth 3905 ton. Ishte e pajisur me një motorr me avull fuqi prej 3,350 HP, që i lejonte një lundrim me një shpejtësi maksimale prej 13.5 nyje.

Beteja e mesnatës dhe mbytja

Në mesnatën e datës 12 dhe 13 maj të vitit 1918, avullorja Brengez i ishte drejtuar Durrësit dhe po transportonte rreth 1.200 ushtarë austro-hungarezë, por pak para hyrjes së tij brenda fortifikimeve të portit, një shpërthim shkaktoi një të çarë të madhe dhe pak çaste më vonë anija është tronditur nga një tjetër shpërthim në kazanët e kaldajës, të cilat sollën fundosjen e pashmangshme të saj me një pjesë të trupave që ndodheshin në bord.

Anija u mbyt nga silurueset TBT 84 dhe 98 , dhe Kacatorpedinieri Dukla, menjëherë rekuperoi 958 ushtarët e mbetur në ujrat e detit prej 1,200 pasagjerëve të anijes , ndërsa viktimat rezultuan rreth 234 vetë të mbytur. Mbytja e anijes austriake Bregenz u realizua nga lejtnanti italian Mario Azzi që komandonte MAS 99, së bashku me komandantin Gennaro Pagano Melito dhe më pas kaluan në bordin e MAS 100 . Anijet MAS ishin vetëm disa metra të gjata, me autonomi të vogël, por me aftësi të mëdha manovruese (kjo mundësohej nga fuqia e madhe motorike përkundrejt dhe peshës të kufizuar me shumë pak karburant). /tesheshi/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat