Ujëvara e niagares ose mrekullia e natyrës

Reportazhe

Ujëvara e niagares ose mrekullia e natyrës

Nga: Dibran Demaku Më: 12 korrik 2015 Në ora: 13:55

Çdo nxënës i shkollës fillore që ka mbaruar klasën e shtatë,në lëndën e Gjeografisë ka mësuar për Ujëvaren e Niagarës.Ka mësuar dhe i ka mbetur në mend se Ujëvara e Niagarës është më e madhja në planetin Tokë dhe vizavi kësaj edhe më e bukura Mrekulli e natyrës!Është ditë e bukur e fillim qershorit të këtij moti dhe unë e ime shoqe së bashku me mikpritësit tanë Sebahaten,Adelinen dhe Mërgimin,kemi ardhur që ta shohim dhe ta prekim këtë Mrekulli tëmagjishme të natyrës.

Rrugën nga qyteti i Torontos deri në qytetin dhe Ujëvaren e Niagarës( një orë e gjysëm me makinë) e kemi kaluar aq shpejt sikur të ishte vetëm një çerek ore dhe këtë fal batutave dhe barcoletave të mrekullueshme të Mërgimit.Pasi kemi lënë makinës në një vendparkim mjaft modern në qytetin e Niagarës të Kanadasë,kemi ecur vetëm dhjetë minuta e në horizont është shfaqur me tërë bukurinë dhe madhështinë e saj Ujëvara e Niagarës.

Nën rrezet e argjenta të asaj dite të bukur qershori Ujëvara dukej edhe më e bukur dhe më madhështore.E ndarë në dy pjesë nga vetë nëna natyrë,në pjesën Kanadeze dhe në pjesën Amerikane,ajo ngjante si shqiponja me dy kokë në flamurin tonë kombëtar.Ato ndaheshin vetëm për pak çaste,aty ku litarët e ujit lëshoheshin në një thellësi mbi pesëdhjetë metërshe,kanionit të lumit dhe ashtu të ndara vazhdonin rrjedhën e tyre gjersa bashkoheshin sërish nëpër kanionin e lumit të madh.Turistë nga e tërë bota shtyheshin me brryle,që secili të zinte vend më të mirë që të shihte lëshimin e litarëve të ujit në thellësinë mbi pesëdhjetë metërshe dhe përveq kësaj edhe litarët e Ujëvarës t´i fiksonin në kamerat dhe aparatet e tyre fotografike.

Edhe ne së bashku me mikpritësit tanë mundoheshim që të afroheshim sa më afër Ujëvarës dhe t`i shihnim litarët e ujit se si lëshoheshin në kanionin e madh.Nga lëshimi aq i furishëm i ujit deri ku ndodheshim ne vinin pika uji si shi që na lagnin,por ne as që na bëhej vonë,sepse ishte ditë e nxehtë vere dhe pikat shpejt treteshin.Lëshimi i furishëm i ujit në kanionin e madh nën rrezet e diellit veror krijonin forma magjike ylberësh të shumtë.

Derisa po i shikoja ato forma magjike të ylberëve të shumtë,seç m`u kujtuan rrëfimet e moqme të gjysheve e nënave tona kur thonin se nëse ai që sheh ylberin mund të kalojë aty ka ai,pra ylberi pi ujë,personit i ndërrohet gjinia; nëse do të ishte vajzë do të bëhej djalë,nëse ishte djalë do të bëhej vajzë!Në atë moment nën harqet e ylberëve të shumtë po kalonin dy barka të mëdha të mbushura me turistë,të nisura nga dy brigjet e lumit,që njëra anë e lumit i takonte Kanadasë e tjetra Shteteve të Bashkuara të Amerikës,që i ishin drejtuar litarëve të Ujëvares së Kanadasë(në fakt më e madhe se ajo e Shteteve të Bashkuara),por asnjërit nga ata nuk do t`i ndodhte mrekullia e rrëfimeve të gjysheve e nënave tona!Ata,pra turistët kalonin nën harqet shumëngjyrëshe të ylberëve,ku ata pinin ujë,dhe asnjërit nuk do t`i ndërrohej gjinia!Ata,pra turistët,të veshur e të mbuluar të tërë me tesha e mjete të ndryshme plastike afroheshin deri aty ku litarët e ujit lëshoheshin në kanionin e madh…

Mikpritësja jonë Adelina(vajzë mbi njëzetëvjeqare,e lindur në Kosovë,por e rritur në Toronto të Kanadasë e fliste gjuhën shqipe për mrekulli.Ajo përveq gjuhës shqipe,fliste me entuziazëm edhe për gjithçka që kishte të bënte me shqiptarët dhe trojet e tyre etnike.Derisa ne i thonim se Ujëvara e Niagarës ishte vetë Mrekullia e Natyrës,Adelina me entuziazëm dhe me një çitërsi të jashtëzakonshme fliste për Ujëvaren e Mirushës dhe për Drinin e Bardhë.

Nga biseda me të do ta kuptonim se ajo kishte zgjedhur që të fejohej me një djalë nga Kosova,dhe se tash dy vite ajo për pushime ikte në Kosovë tek i fejuari i vetë.Me të fejuarin e saj ajo kishte vizituar edhe shumë vende të bukura të Kosovës.Ajo kishte parë e prekur Ujëvaren e Mirushë,kishte parë e prekur Drinin e Bardhë,kishte parë e prekur Shpellën e Gadimes, kishte parë e prekur Kompleksin memorial të Heroit tonë kombëtar Adem Jashari në Prekaz...Ndërkaq në Shqipëri kishte parë e prekur qytete e fshatra të Shqipërisë,si dhe Kalanë e Rozafatit në Shkodër,kalanë dhe qytetin mijëvjeqar të Beratit,kalanë dhe Muzeun e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit në Krujë…

Dhe në një moment do të shtonte:-E bukur dhe madhështore është Ujëvara e Niagarës,por…po aq të bukura dhe madhështore janë trojet etnike shqiptare“!...Fejesa e saj me një djalë nga Kosova dhe shkuarja e saj për çdo vit në vendlindje kishin ndikuar në qenien e saj që ajo ta donte me shpirt vendin e vet! Shembulli i Adelinës do të duhej të ishte shembull për të rinjtë e tjerë shqiptar,gjithandej Globit,se duke e lidhur fatin e jetës me një të ri apo të re të vendit tënd,sado larg që të rrosh larg vendit tënd,do të rrosh me vendin tënd!...Dhe jo vetëm kaq,por…duke jetuar me vendin dhe për vendin tënd do bësh që gjuha jote dhe traditat tuaja kombëtare të jetojnë me shekuj,në çdo cep të planetit ku do që të jetosh!...

Mikpritësi ynë Mërgimi,pasi kemi parë e prekur Ujëvaren e Niagarës nga ana Kanadeze,na propozon që të dalim e të prekim Ujëvaren e Niagarës edhe nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Dhe pjesa Amerikane e Niagarës është vetëm pak metra larg,që do të thotë matanë lumit.Të dy brigjet e lumit ,por dhe të dy shtetet i lidhë një Urë e lartë dhe e gjatë më shumë se dyqind metra.Kalojmë nëpër Urën e lartë dhe të gjatë,që ka dy korsi autostrade dhe në mes të Urës,në mes të korsive janë vendosur flamujt e të dy shteteve.Megjithë pritjen e gjatë në kufirin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës(amerikanët bëjnë kontroll të rreptë të ëdo makine,dhe pas pritjes edhe disa minutëshe të marrjes së fletëhyrjes në tokën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,ne kemi hyrë atje.Dersi po kalonim atë kufi dhe po hynim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,ne që ishim që të gjithë të lindur dhe të rritur në Kosovë,na shkoi ndër mend se çfarë kishin bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lirinë dhe Pavarësinë e vendit tonë,dhe posa hymë në tokën Amerikane secili në mënyrë të vetë e falenderuam me gjithë zemër shtetin dhe popullin Amerikan!...

Të shohësh Ujëvarën e Niagarës nga ana Amerikane ishte mrekullia vetë.Në tokën Amerikane ndodhej apo lëshonte litarët e vetë të ujit koka e djathtë e Ujëvares së Niagarës,që siç e thamë më sipër që të dy Ujëvarat e Niagarës ngjanin me dy kokat e Shqiponjës të flamurit tonë kombëtar!Përveq kësaj në anën Amerikane të Niagarës ishin edhe shumë parqe,në të cilat turisti i zakonshëm kishte mundësi të shtëste apo të pushonte pas shëtitjes së lodhshme nëpër Niagarë! Pak më larg ishte ndërtuar edhe një urë që kalonte lumin mbi pjesën e ku ndahej koka e Ujëvarës së pjesës Amerikane,dhe rruga shkonte deri tek pjesa e lumit ku ndahej uji i kokës së Ujëvares Kanadeze.Nga atje do të shihje se si dy kokat e Ujëvares pasi lëshoheshin në dy vende në kanionin e madh të lumit,pas pak bashkoheshin në rrugëtimin e tyre të gjatë deri në derdhjen e liqenit të Ontarios…

Pasi kishim kishim kaluar orë të tëra rreth Ujëvares së Niagarës dhe të magjepsur nga bukuria e saj,sikur kishim harruar lodhjen dhe urinë.Mikpritësja jonë Sebahatja na propozon që të ulemi në një nga restorantet e shumta Amerikane dhe të shuajmë urinë,të cilën do ta ndjenim vetëm pasi të kishim hyrë në restoran.Ishte mbasdite vonë dhe dielli ishte nisur drejt perendimit.Rrezet e tij të pjerrta binin mbi lumin dhe dy kokat e Ujëvares së Niagarës dhe asaj i jepnin jë pamje krejt të magjishme dhe përrallore…

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat