Burgu më i rrezikshëm në botë, ku priten koka dhe lihen gra shtatëzanë (Foto)

Reportazhe

Burgu më i rrezikshëm në botë, ku priten koka dhe lihen gra shtatëzanë (Foto)

Më: 31 janar 2015 Në ora: 22:45

Ky është burgu më i dhunshëm në Brazil, ku të dënuarve u pritet koka, bandat rivale luftojnë për territor dhe ku policia mban gjithmonë armët gati.

Të paktën 75 të dënuar kanë vdekur në kompleksin Pedrinas që prej vitit 2013. Kurse tre prej tyre u është prerë koka gjatë një trazire ku humbën jetën 60 njerëz.

Këto foto zbulojnë situatën brenda këtij burgu shumë të rrezikshëm.

Tashmë duket se policia ia ka dalë të vërë rend brenda burgut pasi prej katër muajsh nuk ka asnjë të vrarë mes të burgosurve.

Një nga arsyet e rebelimit brenda qelive besohet se është mbipopullimi.

Në këtë burg mbahen pjesëtarë të bandave që kontrollojnë rrethinat e Rio de Janeiro-s, Sao Paulo-s dhe Sao Luis.

Brazili është vendi i katërt në botë për numrin më të madh të popullsisë pas hekurave. Tre vendet e para mbahen nga Rusia, SHBA dhe Kina.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat