Të njohim Kikën

Reportazhe

Të njohim Kikën

Nga: Hajrush Redenica Më: 8 gusht 2018 Në ora: 22:49
Kika

Kika gjendet në një lartësi mbidetare prej 1155 metrash. Është një vend shumë i bukur, sikur në botën përrallore. Ka 416, 72 ha tokë. Është një vend arkeologjik dhe historik. Madhështore e bëjnë edhe krojet  që gjenden në maje të Kikës. Ky është uji më cilësorë në vend, i vërtetuar edhe shkencërisht.  Por, e tërë kjo bukuri e Kikës sikur është zbehë pak me investimet që po bëhen mu në maje të saj, ku po bëhet një investim prej 50. 000 000 E., për të prodhuar rrymë elektrike me erë.

Kika kishte shumë bukuri natyrore, por  ajo sot u shëndrrua në një katrahurë me stome dheu, me hendeqe të ndryshme, sikur të ishin orteqe të acarta të janarit. Janë ngritur nëntë shtylla për prodhimin e rrymës, të larta prej 110 m., 67 m. njëri krah. Po ashtu, janë futur mbi 6300 m. kub beton…. E shkelën mbi 1200 makina të rënda dhe sot është shndërruar në një pluhur të madh, që e ka mbuluar barin e bukuri, gjethet janë zbardhur, lulet e kanë humbur ngjyrën dhe aromën, uji i pastër sikur loti u shnëdërrua në një trubullinë, malet e larta u shkatërruan, por në aspektin ekonomik po bëhet një punë e madhe pë Kamenicën, se mbi 10. 000 familje do të kenë furnizim me rrymë prej prodhimit me erë, që do të prodhohet në Kikë.

Pasi që Kika ka një histori në vete  shumë të dhimbshme. Qysh prej vitit 1446, kur u shkatërrua Novobërda ( Artana e sotme), Kikës nuk iu nda zullumi. Aty u shkatërrua kisha e Kikës dhe qysh kur filluan shpërnguljet e para nga Sangjaku i Nnishit, muhaxhirët prej vitit 1860 për 18 vjet me radhë, deri më 1878  u bartën në vilajetin e Kosovës.  Kika u ngarkua me muhaxherë dhe në vitin 1875, kur lagjja e Vakajve u vendos në Kikë, për tri vite  u mbush me muhaxherë dhe aty u stacionuan mbi 12 fise të ardhura kryesisht prej Sangjakut të Nishit, të Toplicës e të Pusta Rekës. Në Kikë u vendosën Lipovicët, Mushicët, Ramabajët, Velegllavët, Mihocët, Dërvadelët, Vllasët, Drogobuzhdët, Korronelët, Huruglicët, Demajt, Surdullët, etj.

Pasi që çetnikët serbomëdhej i hetuan muhaxherët që u stacionuan afër brezit kufitar, i vunë zullumin këtij vendi. Prej vitit 1912, kur edhe u bë një luftë shumë e rreptë dhe u dogjën dy shtëpi të Vakajve dhe njëherit u vra komandanti i zonës së Karadakut, Salih Salihu nga Pogragja e Gjilanit dhe filluan t’ua merrte pronat shqiptarëve agrari, kikasit, në krye me Lot Vakun, u ngritën për t’i dalë zot atdheut. Në vitin 1916, kur edhe kryeçetniku i Serbisë, vojvoda dhe gjakpirësi Koica Popoviqi u zhduk nga faqja e dheut prej trimave të Kikës, në krye me Lot Vakun. Deri pak para se me ardhë komunizmi në vitet dyzet, ishte njëfarë demokracie e njëanshme, ndodhën  shumë ngjarje, si ajo e agrarit deri në vitin 1932, kur u muarën shumë prona nga shqiptarët, tentimshpërngulja për Turqi etj.

Erdhi Lufta e Dytë Botërore që e përfshiu edhe Kikën dhe u zhvilluan shumë luftëra frontale si dhe shumë aksione guerile.U zhvilluan dy luftëra shumë të fuqishme, që as vetë historia nuk e mban  mend, për një kohë aq të shkurtër. Me 28 e 29 qershor 1944 u zhvillua një lutë e rreptë, që  njihet në popull si Lufta e Velegllavës në mes forcave komunisto-çetnike si dhe vullnetarëe që mbronin Shqipërinë.

Një luftë u zhvillua dhe më 26 korrik 1944, që në popull njihet si Lufta e Kikës. Në këto dy luftëra ranë mbi 90 dëshmorë të kombit si dhe mbi 230 pjesëtarë të armikut. Prej vitit 2002, që  kur  kam filluar të merrem me shkrime, kam menduar që të bëj diçka për këta dëshmorë dhe kam ndërmarrë shumë aksione humanitare në data të caktuara për t’i kujtuar të rënët. Erdhi fillimi i vitit 2013 dhe vendosa që ta ngris një Pllakë Përkujtimore me emra të dëshmorëve, që sado pak t’i përkujtojmë ata që ranë për ne. Tuboja dhe gjurmoja shumë emra dhe i botova tre libra për KIKËN, ku gjendet dhe një listë me emra të dëshmorëve. Më 20 maj të vitit 2017 e përmbylla kërkimin e emrave dhe posa shkova në Kamenicë që të kërkoja leje prej komunës për ngritjen e pllakës, disa shokë të mi më thanë “bisedo edhe me investitorin e rrymës në Kikë, me z.Sahit Vokshin”, që e mora në telefon dhe biseduam për këtë pllakë. Z. Sahiti më tha “ pasi që ke hyrë ti, unë po tërhiqem” , unë i thashë “jo, se nëse ti tërhiqesh, mua më duhet  t’ia shtrij dorën popullit”, por i thashë … që të bashkëpunojmë”. “E mire”, më tha, “do ta formojmë një grup punues dhe ju thërras në ditët e afërme”  dhe e bëri në qershor të vitit 2017, me mbikëqyrje të kryetarit të komunës,  z.Begzad Sinani. U zgjodh këshilli organizativ, në krye me një profesor të histories, që kurrë nuk e thirri grupin punues. Dhe pritja që një ditë të më thërras, por e kishin ndërruar komplet grupin dhe për kryetar ishte zgjedhur Dr. Emin Krasniqi,  z.Izmi Zeka, Dr.Ilir Vokshi, Kadri Bunjaku, z/ Hysen Këqiku, z.Milaim Limani, z.Fadil Hoti, z.Xhemush Biqku, që kurrë nuk më ftuan dhe e kanë ngritur pllakën me shumë emra mangut dhe me shumë gabime, që nuk u falen. Unë Hajrush Redenica i pata shkruar tre libra dhe një këngë për këtë ditë dhe jo që nuk ma dhanë fjalën, por as këngën nuk ma lane të këndohet.U këndua hymni i Kosovës, a flamujt ishin shqiptarë!...

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat