Skulpturat e Gashit - histori e legjendave dhe e miteve shqiptare të gdhendura në gur - Bota Sot
Skulpturat e Gashit - histori e legjendave dhe e miteve shqiptare të gdhendura në gur

Reportazhe

E hënë, 18 qershor 2018

Skulpturat e Gashit - histori e legjendave dhe e miteve shqiptare të gdhendura në gur

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 18 mars 2018 Në ora: 10:33
Skulptori - Destan Gashi me punën e tij sensacionale ka arrit të bëhen emra të njohur në botë

Skulptori i mirënjohur në botë - Destan Gashi i lindur në fshatin Zoqishtë të Rahovecit  për talentin e tij të veçantë u reflektua që në moshën e fëmijërisë së hershme kur edhe filloi të punojë figura me argjilë të thatë, të mbledhur në kodrat përreth fshatit të lindjes të cilat ia tërhiqnin vëmendjen e arsimtarit të artit figurativ dhe shumë dashamirëve të tjerë. Nga biseda të cilën e zhvilluam me bashkëshortët Gashi mësuam së duke mos parë asnjë perspektivë në Kosovë  u zhvendosen në Belgjikë, ku  gjatë dymbëdhjetë vjetëve sa  jetuan, punuan, studiuan ku me sakrifica të mëdha arritën të bëjnë realitet ëndrrën e tyre të jetës bashkë, ku i përfunduan me sukses studimet e skulpturës dhe të pikturës  në Akademinë e Arteve të Bukura në Bruksel.

Gjatë kohës sa ishin në studime, për punën e tyre të madhe që e bënë me përkushtim në skulpturë dhe në pikturë, çifti  Gashi mori shumë shpërblime dhe dekorata nga qyteti i Brukselit dhe kudo në botë që hapën ekspozita. Gashi gjatë afër katër dekadave të fundit si skulptor i vyeshëm  në Evropë,  në Amerikë dhe në botë realizuan afro dyzet ekspozita. Që  me shumë së tridhjetë  vjet jeton dhe krijon në Vjenë, si skulptor i pavarur, me bashkëshorten Barbaren si piktore dhe djaloshin Gurin, i cili  edhe ai po punon skulptura në gur e zall. Skulpturat e këtij skulptori që nga vitit 1987 e deri me sot  janë të vendosura në ente, në institucione shtetërore e private, në oborre të shtëpive, në shtëpi, në rrugë dhe në sheshe të qyteteve të Evropës, të Amerikës dhe të kontinentet tjera të botës. Skulpturat e skalitura në gur tregojnë histori shqiptare e  legjenda si ajo e Rozafës dhe Doruntinës, si dhe motive të Malësisë së Hasit dhe  të gjitha fshatrave që shtrihen në të dyja anët e Drinit të Bardhë.               

Image
Bashkëshortet Barbare dhe Destan Gashi- janë shembull qe treguan se arti i perket çdo njeri pa marrë parasysh prej nga është.

                                                          

Veprimtarin e këtij skulptori në  punimin e gurit, është titulluar si skulptor me i mirë në Evropë dhe më larg. Është kjo një histori e legjendave dhe e miteve më të njohura shqiptare e gdhendur në gurë nga skulptori Gashi. Ky skulptor i vyeshëm me renome botërore  jeton dhe punon në Vjenë të Austrisë. Edhe këtu si në shumë vende të Evropës dhe të botës  dashamirët e skulpturës ua kishte  mundësua të kënaqen me realizimet e e tij, sepse çdo skulpturë e tij  shpreh fuqishëm mite e legjenda, por edhe motive me burim kombëtar që u bënë  realitet. Pra  në çdo skulpturë të tij Gashi ka një qëndrim besnik të traditës shqiptare të shprehur në gur në të cilat përfaqëson një individualitet të qartë që bazohet ndër të tjera edhe në vetitë e vetë mermerit. Studime të gjata të natyrës dhe të anatomisë i mundësojnë sot autorit të skalitë figurat direkt në gur pa pasur nevojë për model dhe këtë e bën me lehtësi, me siguri dhe me fuqi krijimit, duke i dhënë veprës një perceptim të veçantë estetik.

Image
Gnuja Hasjanë e puruar nga mermeri

Punimet  e skulptorit Gashi  këto ditë po prezantohen në ekspozitën në qytetin  në Knittelfld  të Austrisë

Çifti i artistëve në ekspozitën që  e  hapi këto ditë në qytetin Knittelfeld ne Shtajemarark të Austrisë të pikturave me ngjyra -  bashkëshorter Destan dhe Barbara Gashit - dashamireve të sklupturës dhe  pikturës e të tjerë në këtë ekspozitë po ju ofrojnë një mjeshtri  e vërtet të skulpturës zemra e kësaj dhe shumë eksëpozitave të tjera të veprave  me titullin „Puthja“ prej mermeri të qytetit Klajnsëlk në Shtajermark. Skulpturat e tjera të këtij skluptori, janë të gjitha prej mermeri të Karrarës. Kurse disa  vepra të tjera janë prej një mermeri fin me damarë të kuq  të cilat e kanë prejardhjen nga një gurore e vogël në  Kosovës, atdheut të skulptorit shqiptar. Bashkeshortet Barbara dhe Destan Gashi  në  ekspoziten që e kanë hap në qytetin Shtajermark, janë të njohur  për shumë dashamirës të artit dhe koleksionistë privatë.

Image
Skulptura Zana e detit e punuar në mermer

Këtë  ekspozitë  e cila u hap këto ditë në Galerie në qytetin Knittelfeld të Austrisë në mesin e shumë vizitoreve ishte edhe  zevendë kryetari i këtij qyteti Guido Zeilinger i cili në fjalen e tij përshendetese shprehi kënaqësinë për çiftin Gashi për të cilët tha së me punen e tyre në lëminë e artit këta dy artist me renome botërore  me veprat e tyre që po i shohim këtu në këtë ekspozitë në Galerinë e Bashkisë të qytetit  Knittelfeldit  po  tregojnë  vizitoreve fuqin dhe energjin e tyre të ve?ant. Bashkshortet Gashi falenderuan komunen dhe strrukturat e tyre udheheqese dhe shoqatën „Dardania“ të këtij qyteti për perkrahjën dhe ndihmen që ua ofruan  bashkeshorteve Gashi në transportin e skulpturave. Në këtë ekspozitë ishin edhe ambasadori i Shqipërisë  Roland Bimo dhe Zonjën Dhurata Selimi, këshilltarën e ambasadës së Republikës se Kosovës në Austri të cillët në fjalet e tyre përshendetese thanë së bashkeshortet Gashin i perkasi  Kosovës, Shqipërisë, dhe Austrisë. Të cilët për  dashamiret e skluptures në Austri dhe botë  janë një shembull qe  me punen e tyre tregojnë se arti i perket çdo njeri pa marrë parasysh prej nga është...

Image
Puthje në mermer

Në ketë dhe shumë ekspozita të tjera të suksesshme  bashkeshortet Gashi  në shumë shtetet të botës  më tepër se dyzet vepra i kanë  në kështjellën Gabelhofen në Fohnsdorf. Në ambjentet artistike të Gracit skulptori Destan Gashi është mjaft i njohur si  pjesëmarrjes në Bienalen Ndërkombëtare të Skulpturës në Kopshtin Botanik të qytetit të Gracit, ku veprat e tij kanë qenë gjithashtu shpesh të ekspozuara. Megjithatë ai punon në mënyrë të re, moderne, sipas modeleve që pozojnë..

Image
Një foto për kujtim me strukturat e komunës me rastin e hapjes së ekspozitës

Forma sensuale, rumbullake dhe të prekshme e ftojnë shikuesin që t’i prekë veprat e Destan Gashit, që janë kthyer në vepra arti origjinale pas gdhendjes, formimit, lëmimit dhe llustrimit me një punë dore të rëndë për disa javë me radhë. Barbara Gashi  me punen e saj të madhe ka arritur të krijojnë një ambient të gëzueshëm. Zogj dhe peshq shumëngjyrësh, një notare që zhytet në ujë, një perëndim i jashtëzakonshëm dielli takohet me retë e shiut, këto janë titujt dhe temat e disa prej tabllove të ekspozuara këtu. Skluptori me renome boterore - Destan Gashi  që nga vitit 1985 ka hapur ekspozita  në galeri të ndryshme, kështjella, kopshte dhe muze brenda dhe jashtë vendit. Shumë vepra të tij  sot gjenden në hapësira publike dhe koleksione private në Belgjikë, në Hollandë, në Itali, në Austri, në SHBA, në Spanjë në Gjermani, në Moskvë dhe shumë shtete dhe qytetet të tjera të botës.

Image
Djaloshi Gur Gashi trashëgimtari i profesionit të prindërve- duke punua një mollë
Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test