Berlini: Metropoli i të pastrehëve - Bota Sot
Berlini: Metropoli i të pastrehëve

Reportazhe

E diel, 24 qershor 2018

Berlini: Metropoli i të pastrehëve

Më: 2 janar 2018 Në ora: 07:40
Berlin

Në Berlin ka gjithnjë e më shumë të pastrehë. Më shumë se gjysma e tyre janë nga Evropa Lindore, shumica prej tyre nga Polonia. Prandaj Gjermania dhe Polonia po diskutojnë për gjetjen e një zgjidhjeje politike.

Ai e ndjen veten si një i padukshëm në mes të Berlinit, si pjesë e një bote tjetër. Para tre vjetësh Mikaili erdhi me një çantë shpine nga Polonia dhe që prej asaj kohe fle rrugëve të Berlinit. "Fillimisht flija në sheshin Alexanderplatz. Në atë kohë ishim një grup më i madh, dhjetë apo pesëmbëdhjetë vetë, dhe flinim nën urë, të gjithë polakë. Pastaj erdhën edhe disa rusë. Po secili qëndronte me grupin e tij ".

Gjithnjë e më shumë emigrantë nga Evropa Lindore jetojnë si Mikali në rrugët e Berlinit. Numri i tyre shkon nga 3.000 deri 10.000 vetë. Të dhëna zyrtare nuk ka. Mikali ka kohë që ka hequr dorë nga përpjekjet për të gjetur një banesë.

Image
Para tre vjetësh Mikaili erdhi me një çantë shpine nga Polonia dhe prej asaj kohe fle rrugëve të Berlinit.

Ai është pajtuar me fatin dhe jetën e tij në rrugë dhe i njeh shumicën e të pastrehëve në zonë. Ata ndihmojnë dhe mbrojnë njëri-tjetrin nga sulmet dhe dhuna. Edhe gjatë natës. "Ndodhin shumë gjëra që nuk i ndikon dot", tregon ai.

Gjendja po del jashtë kontrollit

Shumë qytetarë të Berlinit janë të shqetësuar. Në shtator një person i pastrehë vraru në lagjen Tiergarten të Berlinit një grua që po shkonte tek stacioni i trenit. Që nga kjo kohë kryetari i bashkisë i kësaj zone, Stephan von Dassel, është nën presion. Ai thotë se situata po bëhet gjithnjë e më pak e kontrollueshme për punonjësit e tij, që merren me të pastrehët nga Evropa Lindore. 

Image

"Ata nuk e dinë se ç'mund të ndodhë kur shkojnë t'u thonë njerëzve se nuk mund të flenë këtu! - dikush mund t'i qëllojë me shishe birre ose me shishe me urinë. Këto m'i kanë thënë punonjësit e mi në një takim konfidencial. Tani dhe për mua është e qartë që ne nuk mund t'i zgjidhim problemet sociale të Polonisë, të Hungarisë së Rumanisë në parqet tona", tregon Stephan von Dassel,  kryetari i bashkisë së zonës Berlin Mitte.

Politika symbyllur

Berlini është magnet për evropiano-lindorët, na tregon Mikali. Këtu është e lehtë të jetosh pa para, sepse këtu ka shumë institucione për ndihmë sociale. Autoritetet e Berlinit po luftojnë kundër numrit të madh të të pastrehëve në kryeqytetin gjerman. Ata tashmë kanë strehuar rreth 31.000 të pastrehë në strehimore, por strehimoret janë në dispozicion për të huajt vetëm në raste specifike.

Mikaili vetë shkon dy herë në javë në Klik, një qendër për të rinjtë e pastrehë: ku lahet, fle dhe ha. Si dhe rreth 350 të pastrehë të tjerë - pothuajse të gjithë nga Evropa Lindore.

Image

Në lidhje me të pastrehët politika ka kohë që ka mbyllur sytë - dhe vetëm me rritjen e të pastrehëve nga Evropa Lindore kjo temë gjeti vëmendjen e publikut.

Dëbim i të pastrehëve

Edhe pse në Gjermani si dhe vendet e tjera nga lëvizja e lirë duhet të përfitojnë jo vetëm evropianët në gjendje të mirë, Gjermania mendon se zgjidhja e problemit me të pastrët duhet kërtur tek riatdhesimi i tyre. Gjermania dhe Polonia  po diskutojnë tani për riatdhesimin edhe pse shumë nga të pastrehët nuk duan të kthehen - për arsye të ndryshme.

Sipas planeve punëtorë social polakë duhet të vijnë së shpejti në Berlin dhe t'i joshin bashkatdhetarët e tyre të pastrehë, si Mikaili, qtë ë kthehen në Poloni.

Image

Por Mikaili thotë se nuk do të kthehet në Poloni: "Kanë ndodhur shumë gjëra që kur kam ikur. Nëse kthehem do të përsëri, do të bëj ndonjë gjë të keqe. Aty kam një vajzë dhe nuk e kam të lehtë. Jo, po u ktheva do të shkaktoj me siguri përsëri probleme."

Dhe nga kjo ai ka më shumë frikë, se sa nga dimri i ftohtë në rrugë. Një ditë ai dëshiron t'i shpjegojë vajzës se çfarë ecur keq në jetën e tij, thotë ai. Po deri atëherë, ai preferon të jetojë si i padukshëm rrugëve të Berlinit./DW

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test