Vendosen katërmijë student të rinj - Bota Sot
Vendosen katërmijë student të rinj

Reportazhe

E diel, 24 qershor 2018

Vendosen katërmijë student të rinj

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 3 tetor 2017 Në ora: 15:05
Fatmir Sfishta, drejtor në bisedë me bashkëpunëtorin tonë

Qendra e Studenteve të Universitetit të Prishtinës që shtrihet në pjesën juglindore  të qytetit të Prishtinës, në një sipërfaqe prej dhjetë hektarë tokë, në mesin e të cilës janë të vendosura shtatë objekte moderne të konvikteve dhe i teti me një kapacitet prej treqind e pesë shtretër i cili  do të përurohet në fund të  këtij  muaji.  Përgatitjet për pranimin e katër mijë  studenteve të rinj, përurim, renovimet, zgjerimi, sigurimi i inventarit, sukseset, vështirësitë, planet dhe  shumë çështje të tjera që u kryen dhe do të kryhen në qytezën Studentore këto ditë  ishin temat rreth të cilave  e zhvilluam një bisedë me drejtorin e vyeshëm  Fatmir Svishtën.

Me përfundimin e vitit të kaluara shkollor - duke filluar nga muaji korrik i këtij viti  ne me seriozitetin ma të madh filluam përgatitjet e nevojshme në shtatë objekteve të konvikteve për përgatitjen e tyre sa ma mirë për vendosjen e studenteve në vitin e ri akademik  2017/218. Projektin parë- na tha në fillim të bisedës  drejtori Svishta e filluam dhe e përfunduam me sukses  në renovimin e tërësishme të bamjeve dhe nyejve sanitare të konvikteve numër pestë dhe numër një. Konvikti numër pesë  është objekti me i madh që në gjirin e  Qendrës Studentore i cili i ka mbi tetëqind shtretër- ku ka me së shumti nyje sanitare, ku me sukses u kryen të gjitha punët rreth renovimi  të tërësishëm  dhe ndërrimi i të gjitha pasjeve sanitare. Ky investim ka kushtua 220 mijë euro. 

Gjithashtu këto ditë vere është bërë komplet gëlqerosja e brendshme e  objekteve të konvikteve numër dy, katër dhe gjashtë. Këto ditë janë në përfundim punët në ngjyrosja  e rrethojave të metalta në kompleksin e Qendrës së Studenteve në një sipërfaqe tokësore prej dhjete hektarësh. Me suksese u krye punët  rreth gëlqerosjes të jashtëm të Palestrës Sportive “Një Tetori” në kompleksin e Qendrës së Studenteve.

Image

Gjithashtu  gjirin e këtij kompleksi janë në përfundim e sipër punët në ndërtimin e portës hyrëse e bukur dhe funksionale për syrin e çdo studenti dhe vizitori dhe mysafiri - për ndërtimin e të cilës do të investohen njëzet e tetë mijtë euro. Investime janë krye edhe në objektin e mezes së studenteve në ventilim dhe sigurimin e pasjeve  tjera për përgatitjen e ushqimit sa me cilësor për çdo student. Nga biseda që zhvilluam me drejtorin e Qendrës Studentore Svishten mësuam gjithashtu së  në shtatë objektet e konvikteve gjatë kësaj jave  është duke u bërë vendosja e gjashtëqind e nëntëdhjetë e pesë studenteve gjë që mirë shihet në foto numër dy - e cila gjë do të kryhet deri në fund të kësaj jave, kurse treqind  e pesë studentet tjerë do të vendosen deri në fund të këtij muaji.

Të gjithë shtretërit e dhomave të shtatë objekteve të konvikteve të Universitetit të Prishtinës  janë të pajisura  komplet me shtrojë dhe mbulojë të reja. Të gjitha këto projekte që janë bërë dhe po bëhen këto ditë është  bërë na tha drejtori Svishta, - me qellim që banorëve të rinj në objektet e konvikteve me në fund  t’u krijomë kushte të cilat i kërkojnë normat  ndërkombëtare  më bashkëkohore të banimit. Pra, si risi në Qendrën Studentore në këtë vit të ri shkollor akademik do të jetë ngritja e cilësisë së të gjitha shërbimeve, si në pastërti, rritjen e sigurisë për çdo student veç e veç, cilësisë së ushqimit dhe të gjitha shërbimeve të tjera...

Përurohet objekti i konviktit numër tetë me një kapacitet prej njëqind e pesëdhjetë dhoma  dhe treqind e pesë shtretër

Ministria e Arsimit të Kosovës dhe strukturat udhëheqëse të Qendrës së Studenteve në krye me drejtorin e vyeshëm Fatmir Svishten, duke parë kërkesat e mëdha të studenteve për vendosje në konvikte, vitet e kaluar i lejuan një milion e gjysme  euro mjete financiare për ndërtimin e objektit të ri dhe moderne i cili po shihet në fotografin tonë numër tetë   në kuadër të kompleksit të Qendrës së Studenteve në Prishtinë- punët e të cilit, sipas parashikimeve, pritet të përfundojnë   në fund të këtij muaji – kur edhe do të behet përurimi dhe vendosja e studenteve. Objekti i ri dhe modern  të konviktit numër tetë  në gjirin e vet i ka njëqind e pesëdhjetë dhoma me treqind e pesë shtretër. Për ndërtimin e këtij objekti dhe kompletimin me inventar  me bashkëkohor do të investohen mbi një milion e gjysme euro. Përurimi i këtij objekti, do të behët në ditët e fundit të këtij muaji i cili me përurimin e tij, do të mundësojë zbutjen e kërkesave  për banim të studenteve nga anët e ndryshme të Kosovës dhe viset tjera.

Image

Për kryerjen e të gjitha lëtyre projekteve në shtatë objektet e konvikteve u  investuan  mbi gjashtëqind mijë  euro.  Çdo student për strehim gjatë këtij viti  akademik do të paguajë  njëzet euro për  strehim dhe pesëmbëdhjete  euro për ushqim apo gjithsejtë tridhjetë  e pesë euro. Studentet të cilët do të vendosen  në tetë objektet moderne dhe të pajisura mire  gjatë këtij vitit akademik studentor  do të kenë në dispozicion dy salla të bibliotekave me treqind pesëdhjetë ulëse për lexim dhe studim. Të tetë objektet  e konvikteve për student kanë të siguruara sallat  për studimeve me vende të mjaftueshme për ulje dhe sallat për përcjelljen e programeve televizive kabllore, fusha sportive të volejbollit në të tetë objektet e konvikteve, sallën e internetit me kompjuterë. Në kuadër të kompleksi të konvikteve ekziston salla e internetit  të pajisura  me aparate  kompjuterike.                                                               

Një ndër problemet që  gjatë vjetët të fundit që i ka munduar strukturat udhëheqëse të Qendrës së Studenteve dhe studentet e vendosur në konvikte ishte  çështja e mbrojtjes shëndetësore të tyre dhe personelit shërbyes. Por, me në fund  Qendra Studentore dhe katërmijë student do ta  kenë  mjekun dhe personelin e nevojshëm  shëndetësor. Në kuadër të objektit të Mensës së Studentëve  gjithashtu janë  të vendosura  shërbimet postare, bankare dhe  shërbimeve të tjera studentore  të cilat me së miri shihet në foton tonë numër njëmbëdhjetë për të cilat  studentet nuk kanë nevojë të bredhin poshtë e përpjetë  qytetit për këto shërbime. Gjithashtu u informuam së sivjet në Qendrën  Studentore do të punohet më shumë  në ringjalljen e jetës kulturore, sportive dhe shumë aktiviteteve të tjera...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test