Shtatë ditë dhe net spanjolle

Reportazhe

Shtatë ditë dhe net spanjolle

Nga: Dibran Demaku Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 16:47
Spanja

Atdheun e Miguel de Servantesit, Spanjën, në mendjen time e kisha ndërtuar si një vend apo atdhe të aventurave të të famshmit Don Kishot, aventurat e te cilit sa ishin qesharake ishin po aq edhe groteske.

I cilësuar si libri apo romani më i mirë i të gjitha kohërave, Don Kishoti i Mances së Servantesit, si të thuash e kishte bërë të njohur Spanjën në të gjithë botën. Andaj çdo njeri apo individ, kudo në rruzullin tokësor, sapo ta ketë lexuar Don Kishotin, në mendjen e tij e ka nxitur kureshtjen dhe dëshirën e ligjshme, për të vizituar, parë e prekur atdheun e Servantesit, Spanjën.

Edhe autorit të këtij shkrimi, pas çdo leximi të romanit të famshëm i ishte shtuar kureshtja dhe dëshira për të vizituar atdheun e Servantesit të madh... Dhe një ditë, ashtu krejt rastësisht do t`i plotësohej dëshira për një rrugëtim të tillë. Im bir, sigurisht i nxitur nga fjalët që kisha thënë sa e sa herë për Servantesin dhe Don Kishotin, pa me pyetur fare kishte bërë rezervimin e biletave për një vizitë njëjavëshe në Spanjë... Dhe qe nga ai moment, në sytë e mendjes, kishin filluar të shfaqeshin skena të filmave të ndryshëm që bënin fjalë për aventurat e Don Kishotit dhe përcjellësit të tij Sanqo Panca... Dhe do të vinte edhe dita e nisjes.

Derisa avioni fluturonte  mbi retë e bardha në destinacionin Frankfurt-Madrid , në mendjen time më bëhej se i shihja të gjitha aventurat e Don Kishotit…. Pas një fluturim dy orësh, avioni me mbi 300 udhëtarë do të ateronte në pistën e aeroportit të madh dhe mjaft modern të Madridit... Nga këtu nisnin të shtatë ditët dhe netët në tokën spanjolle…

Nga aeroporti do të udhëtonim me autobus drejt hotelit, që ndodhej në rrugën Alkala numër 611, rrugë që niste nga qendra e Madridit, dhe e cila deri tek hoteli ynë zgjatej pothuajse në dhjetë kilometra. Këtë të dhënë  do ta mësonim nge shoqëruesja jonë, njohëse e shkëlqyer e gjuhës gjermane, Jozefina (që në gjuhën spanjolle quhej Xhozefina, apo Xhusi). Jozefina apo Xhozefina, shkurt Xhusi, ishte e lindur nga një nënë italiane, nga babai spanjoll, dhe me që ishte lindur dhe rritur dhe jetuar në Gjermani (deri në moshën njëzetevjecare),e quante veten gjermane…

Pas nje natë të kaluar në Madrid, do të niste rrugëtimi ynë ( me autobus) drejt jugut të Spanjës, apo më mirë të themi drejt krahinë jugore të saj-Andaluzise.

Dhe do t’i qe rruga jonë do të kalonte nëpër krahinën e Manqes (La Mancha) te Don Kishotit dhe Sanqo Panqos. Gjithandej nga do të kalonte rruga do të shihje mullinj të erës, me të cilët kishte bërë luftë Don Kishoti.

Pothuajse në çdo ndalesë, restorant apo pikë të karburanit të krahinës së Manqes do të ndeshesh do të shohësh të vizatuar por edhe në skulpturë Don Kishtoni në kalë me shtizë në dorë në pozicion sulmuesi, si dhe përcjellësin e tij, Sanqo Panqon, në gamarin e tij. Këto da figura sado qesharake në shikim të parë, megjithatë të duken të dashura.

Edhe më të dashura i bën zëri i ëmbël i Xhusit, e cila flet dhe shpjegon me pasion për këto dy figura të skalitura aq bukur nga mendaj e Servantesit të madh. Xhusi na tregon edhe për atë që ne nuk e dinim se për pak javë do të festohej 400 vjetori i lindjes së Servantesit të madh. E tërë Spanja ishte nën ethet e asaj feste për shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave të Spanjës, e pse jo edhe të letërsisë botërore?!... Krahina e Mances së  Don Kishotit të njohur sikur ka ruajtur gjithçka të kohës së Heroit ( imagjinar).

Fushat të gjera gjithandej e gjithashtu edhe kodrinat pa asnjë druri apo pemë. Gjithandej nëpër kodrina mullinj të etës, që sot nuk janë gjë tjetër vetëm relikte të një kohe të shkuar, ndonjëri prej tyre i kthyer në restorant apo për ndonjë destinacion tjetër... Gjithandej  krahinës së Mances shtëpi të rrenuara, sepse banorët kanë ikur nëpër qytete, për një jetë më të mirë më të rehatshme!- na shpjegon Xhusi...

Gjatë rrugëtimit tonë për në krahinën e Andaluzisë, në të dy anët e rrugës nga kalon autobusi, shihet kodrina të tëra të mbjellura me ullinj. Xhusi na thotë se Spanja është eksportuesi më i madh në botë i vajit të ullirit, andaj në tokën spanjolle mbillen ullinj pa ndalë. Me që gjithnjë sipas Xhusit, në Spanjë jetojnë 44 milionë banorë, për një kokë banur duhet të ketë diç më shumë se gjashtë rrënjë ulliri... Sipas një matematike të thjeshtë nësenëse për kokë banori të 44 milionëve spanjollë i shumëzon me numrin gjashte del se në Spanjë janë diku mbi mbi 264 milionë rrënjë ulliri.

Derisa me mendjen time po e  bëja këtë llogaritje matematikore seç mu kujtua ish kryeministri shqiptar Sali Berisha i cili vite me parë patë premtuar se në Shqipëri do të mbillte një milionë rrënjë të ullirit.Por...edhe sikur premtimi i ish kryeministrit shqiptar të bëhej realitet një milionë rrënjë ulliri të tokës shqiptare do të ishin një pikë uji në oqean në krahasim me numrin shumë milionësh të ullirit në tokën spanjolle...

Pikëndalimi ynë i parë në tokën spanjolle është qyteti Kordoba. Në atë qytet me afro një milionë banorë (Xhusi na tregon se në shekullin e dhjetë të erës sonë ishte qyteti më i madh në botë) do të shohim objekte të ndryshme kulturo-historike të ndërtuara nëpër mijëvjeçare me stile dhe forma nga më të ndryshme.

Historia njerëzore edhe këtu në tokën spanjolle ka qenë e tillë, pothuajse si tek ne në Ballkan, ku janë ndeshur civilizime të ndryshme të cilat në përpjekje që ka fituar, para se të fillonte të ndërtonte diçka, ka shkatërruar që të mëpareshmin. Ka ndodhur që mbi rrënojat e një Sinagoge të ndërtohej një xhami dhe anasjelltas. Shembulli më i mirë e dominimeve të civilizimeve të ndryshme në qytetin e Kordobas është Katedralja e këtij qyteti e ndërtuar në themelet e një xhamije. Dikush atë e quan xhami e dikush tjetër e quan katedrale. Xhusi na tregon se ndërtesa që sot quhet katedrale më parë ka qenë xhami me 1013 shtylla. Kur qyteti bie në duart e të krishterëve, ata pra të krishterët, nënë ethet e fitores fillojnë rrënimin e xhamisë.

Për fat të mirë, pas rrënimit të një pjesë del dikush dhe i ndal rrënuesit, kështu që xhamia e shndërruar në katedrale sot i ka dikund 860 shtylla, ndërkaq në vendet ku ato tashmë i kishin rrënuar, fituesit ngrenë katedralen e tyre. Sot ky objekt gjysëm xhami ,gjysëm katedrale është një objekt i rëndësishëm për çdo vizitor... E vizitorët e saj vijnë nga anë të ndryshme të botës: ata që vijnë të shohin këtë objekt kulturo-historik shumë atraktiv dhe të bukur mbesin të mahnitur më të…

Mbrëmja tjetër pas ditës se parë në tokën spanjolle do të na gjente në qytetin e Sevilles.Do të vendoseshim në hotel për të kaluar natën.Hoteli ishte në periferi të qytetit të Sevillës,jo shumë larg nga qendra e qytetit,që do të thotë se nesërqë me mëngjes do t`i shijojmë bukuritë q qytetit në fjalë...

vijon

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat