Rahoveci - qyteti i vreshtarisë dhe verës

Reportazhe

Rahoveci - qyteti i vreshtarisë dhe verës

Nga: Beqir Sina – Rahovec - Kosovë Më: 29 tetor 2016 Në ora: 23:48
Rahoveci - qyteti i vreshtarisë dhe verës

Rahovec: Ky, është qytet dhe komunë në pjesën jug-perëndimore të Kosovës. Në veri ai kufizohet me Klinën, në anen tjeter me Suharekën, në pjesën jugore gjendet komuna e Prizrenit, ndërsa ne tërë pjesën perëndimore kufizohet me komunën e Gjakovës. Përafërsisht ,ka diku 276 km2 dhe është vendbanim i 76.577 banorëve, sipas statistikave të vitit 2002.

Rahoveci, thuhet se është njëri ndër qytetet më të vjetra të Kosovës. Më 17 korrik te vitit 1998, aty filluan luftimet ndërmjet UÇK-ës dhe forcave serbe. Në luftimet mes UÇK-së kundër forcave paramilitare Serbe, u vranë mbi 300 civil shqiptar dhe mbi 100 Serb. Betejat më të rëndësishme ishin: Beteja e Rahovecit, Beteja e Gradishit etj.

Sapo lë qytein e Prizerenit, dhe merr rrugën përgjatë kufirit shqiptaro – shqiptar, për të dalë nga Koshara, në të dy anët e magjitrales që lidhë Prizerenin me Gjakovën dhe Pejën, të bien në sy kudo memorailet e ngrituara në të dy anët e rrugës, për të kujtuar e nderuar me pjetet të mëdha të gjithë ata djem e vajza që ranë dëshmorë për lirinë dhe clrimin e Kosovës.

Komuna e Rahovecit më 11 Qershor shënon Ditën e Çlirimit, nga okupatori serb.

Në ditët e clirimit por edhe në data të tjera përkujtimore, drejtuesit e pushtetit lokal dhe populli I këtyre anëve, bëjnë Homazhe dhe nderime pran lapidarëve,dhe varrezave të Heronjve e Dëshmorëve të Kombit, në memoralit të cilat janë vetëm me flamurin tonë kombëtar – flamurin kuq e zi, me shqiponjën me dy krena.

Territori i komunës së Rahovecit, përfshihet në regjionin e Prizrenit dhe ka një pozitë të mirë gjeografike, sidomos, për zhvillimin e bujqësisë dhe të agro-kulturës . Një pllajnajë e madhe ndoshta sa fusha e Myzeqes, shtrihet në pjesën qendrore të regjionit , ku në cdo “pëllmbë” tokë shikon vetëm njerëz duke punuar, mbledhur prodhimet të mos i zërë bryma. Banorët e kësaj zone thonë se janë shumë puntorë dhe I punojnë vetë tokat e tyre. 

Ky territor që përfshin pjesën qendrore dhe jugore të rrafshit të Dukagjinit dhe është i ndarë në tri tërësi ose mikro regjione e këto janë: rafshirë-luginore, kodrinore dhe malore. Vendbanimet në komunën e Rahovecit janë të koncentruara në lartësitë mbidetare prej 310 m. (Krusha e Madhe pjesa e re e vendbanimit pjesa lindore të bregut të lumit Drini i Bardhë) deri në 920 m. lartësi mbidetare që është i koncentruar vendbanimi i Zatriqit.

Për kah lartësia mbidetare këto vendbanime ndahen në luginore-rrafshirë, kodrinore dhe malore. Vendbanimet të cilat janë të përfshira në lugina ose rrafshira janë këto : Xërxa, Fortesa, Gexha, Malësia e Vogël, Drinasi, Denji, Dabidoli, Çifllaku, Nagaci, Hoça e Vogël dhe Retia.

Vendbanimet të cilat janë të përfshira në lartësitë mbidetare prej 350 – 600 m qe i takojnë kategorisë së vendbanimeve kodrinore janë : Rahoveci, Drenoci, Senovci, Pastaselli, Palluzhë, Kramoviku, Mrasori, Hoça e Madhe, Apterushë, Zaçishti, Patoçani i Ulët, Patoçani i Epërm, Nashpalla, Bratotini, Vranjaka, Celina dhe Krusha e Madhe (edhe pse disa pjesë të reja të vendbanimëve të këtyre fshatrave u takojnë pjesës së kategorisë së luginave ose rrafshirave).
Vendbanimet malore që shtrihen në lartësitë mbidetare prej 600 – 1.000 metra janë : Zatriqi, Kazniku dhe Guri i Kuq.

Qyteti I Rahovecit, dallohet për shtëpit e mbuluara me rrasa guri, cka të jep përshtypjen se kemi të bëjmë me një Berat të vogël të Kosoës. Në veri të saj ka dy fshatra me serb, të cilët jetojnë pa probleme . 

Rahovecin, më qëllojë ta viztojë në dy ditë të bukura vjeshte, me një qiell dhe ajër të pastër . 

Dielli lindi mbi qytet dhe e përshkroi qiellin deri në perendim duke dalë sipër majave të larta të maleve ku ndahet kufiri shqiptaro shqiptar. Para, prej nga qyteti dhe deri në buzë mal, duken vetëm pllajnajt duke na shfaqur një luginë të bukur, e rrethuar me maja alpine. Ato janë të mbuluara me kurorat e vreshtarive të pafund. Koha e mirë që ka mbretëruar ka lënë gjurmët e saj, prej nëpër majat e maleve, duke i dhënë peizazhit një pamje magjike, duke e harlisur së tepërmi gjelbërimin.

Një rrugë e drejtë canë si të thuash mës e përmes luginën nëpër dy anet e saj rrethuar kodrina dhe nga gjokse malesh te larta. Shumë shtëpi janë të vjetra dhe janë të mbuluara me tjegulla por ka edhe me rrasa guri gri dhe nga larg ngjajnë me shkëmbinj të latuar nga erërat. Por, midis tyre, shfaqen shumë shtëpi të ndërtuara tani mbas clirimit, dhe që kanë pamjen e vilave në Zvicër, apo Austri. Kur i pyet banorët e kësaj ane, për këto shtëpi apo për bizeneset që janë duke lulëzuar ata të thonë se janë shtëpitë e biznese të njerzëve të kamur dhe që kanë punuar, ose në Amerikë, apo nëpër Europë.

Në afërsi të qytetit të Rahovecit ndodhet dhe nje nga hotelet me te bukura dhe madheshtro Esra Hotel ( ku une qendrova) dhe Kantina e verës më e vjetra dhe më e madhe në Ballkan, dhe një ndër më të mëdhat në Europë,Stone Castle me pronar shqiptaro amerikanin Rrustem Geci – ( mbas këtij shkrimi do të keni mundësi të ndiqni një reportazh nga Kantina e verës Stone Castle)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat