Udhëtim nëpër Shqipëri, Kosovë e trojet shqiptare: Përmeti, një udhëtim në qytetin e poetëve dhe të Trëndafilave

Reportazhe

Udhëtim nëpër Shqipëri, Kosovë e trojet shqiptare: Përmeti, një udhëtim në qytetin e poetëve dhe të Trëndafilave

Nga Përmeti Beqir SINA Nga Nga Përmeti Beqir SINA Më 19 tetor 2016 Në ora: 12:11

Në Përmet mësuam se më datën 14 tetor 2016 u formalizua Binjakezimi nga Këshilli Bashkiak Përmet midis Bashkisë Përmet dhe Komunës se Rahovecit -Kosovë .Në ceremoni morën pjesë Kryetari i Komunës së Rahovecit ,Kryetari i Keshillit të Rahovecit si dhe një Grup këshilltarësh të kësaj komune.Kjo në respekt të mikpritjes ,mbështetjes të vëllezërve kosovarë në vitin 1999 nga qytetarët Përmetare.

 

PËRMET : Në rrugëtimin tim nëpër Shqipëri, Kosovë dhe trojet shqiptare, vendosa të vizitojë edhe qytetin e “Trandafilave” ose sic e thërrasin ndryshe “Qytetin e Poetve”. Ai është Përmeti një qytet ky që ndodhet në juglindje të Shqipërisë, buzë lumit të Vjosës dhe rrëzë malit të Dhëmbelit, 30 km larg kufirit me Greqinë, me të cilën lidhet nëpërmjet pikës doganore “ Tre Urat “.

Eshtë 70 km larg nga qendra e Qarkut dhe Prefekturës së Gjirokastrës ku bën pjesë si dhe 230 km larg Tiranës. Lumi Vjosa, që përshkon 58 km brenda rrethit, është lumi i dytë në Shqipëri për rezervat hidrike që përmban dhe krijon një luginë shumë të bukur që fillon me hyrjen e tij në Shqipëri në Çarshovë dhe e mbyll përkatësinë përmetare në kufi me rrethin e Tepelenës.

Përmeti njihet ndryshe edhe si qyteti I Frashërllinjëve – tre vëllezërve Abdylit, Samiut, dhe Naimit. ose qyteti i “Usta Laverit” dhe sazeve të Përmetit. 

Këtu do të lindte një poet si Naim Frashëri, poeti i rilindjes me poemën e tij të famshme “Bagëti e Bujqësia”. – “Do këndoj bagëtinë që mbani ju e ushqeni/O vendëthit e bekuar ju mëndjen ma dëfreni”, shkruan Naimi, dhe me këtë ka parasysh përmetarët e mrekullueshëm dhe natyrën e rrallë të vendit, ku kurora e gjelbër zbukuron kryet e qytetit të vogël, ndërsa “Guri i Qytetit” është kthyer në simbol identifikues. 

Ndoshta jo vetëm prej bukurisë së natyrës por edhe për bukurinë e këtyre njerëzve, numri i turistëve të huaj që vizitojnë Përmetin, sidomos nga pranvera deri në vjeshtë, është shumë i lartë. 

“Ne jemi me fat, thotë pronari i hotel “Ramizi”, ku unë jam akomoduar për disa ditë, në Përmet,zotit Ramiz Shahini,bashkëshortja e të cilit është edhe mbesa e Thanas Laskos, një atdhetar i kolonive të para, në Bostonin nolian, që jetojmë në këtë qytet ku hotelet tona nga muaji maj deri në Tetor janë plot me turistë të huaj, dhe vendas, të cilët vijnë për ta vizituar qytetin e Permetit, dhe bëhen miq me ne përmetarët, tha ai. 

Ramiz Shahini është njëri prej atyre sipërmarrësve më të suskseshëm në qytetin e Përmetit. Ai ka një hotel me 18 dhoma. Ku përfshihen: bari dhe restorantime një ekspozitë fotografishë dhe pikturash me pamje piktoreske nga Përmeti dhe pikat turistike.

Ramizi ka ndërtuar një punishte të vogël për prodhim verërash , rakie Përmeti, glikosh, dhe të gjitha recelnave, për ti dhënë kënaqësinë turistëve të huaj dhe vendas.

Ai thotë se kanë qenë të shumtë turistët gjermanë, anglezë, turistët spanjoll, amerikanët, , australianët, që kan ardhur këtë sezonë dhe kan frekuentuar, e më pas kan shijuar mrekullitë e natyrës dhe të veprvae historike dhe ato të trashëgmnisë klutorore në Përmet.

"Turistët vendas e të huaj më së shumti, sidomos ata gjerman, dhe skandinav, mbasi vijnë në këtë qytet shpenzojnë pak kohë për të vizituar kishat dhe manastiret që janë të shumta në këtë zonë dhe kan një histori të lashtë" tha Ramizi i cili luan dhw rolin e ciceronit.. 

Me tej ai tha se një pjesë e turistëve shkojnë në Hotovë, mes erës së pishave e bredhave të parkut, për të bërë një banjë kuruese në Bënjë, apo për të bërë një vizitë në Frashër, ku ndonëse shtëpia e vëllezërve rilindas është në gjendje të mjeruar, fshati është prapë i bukur dhe ka vlerë të vizitohet.

Kur vizitonë Permetin, do të thoja se me kujtohet mënjëherë Kosina, dhe “varret Greke” pikërishtë për ato varre që i vodhi prifti duke i çvarrosur eshtrat e shqiptareve se gjoja janë të ushtareve grekë të Luftës së Dytë Botërore

Mirëpo, një avokat i njohur i kësaj zone, Avokati gjirokastrit, Edmond Kore, mësohet të ketë thënë se për rastin e zhvarrimit të 69 eshtrave shekullore në fshatin Kosinë, është konsumuar vepra penale e “dhunimit të varreve” sipas tij.

“Më e papranueshme është se kjo vepër penale ka ndodhur brenda territorit të shtetit shqiptar, duke shkelur hapur ligjet dhe duke mënjanuar respektimin e legjislacionit shqiptar për kryerjen e veprimeve të tilla”, shprehet Kore.

Sipas tij, hapja e një varri, pa qenë pjesëmarrës pasardhësi i të vdekurit dhe pa marrë lejen nga institucionet e autorizuara nga ligji, quhet dhunim varri.

Kore argumenton se gjatë 20 viteve të fundit në shtetin grek kanë vdekur me qindra emigrantë shqiptarë dhe trupat e tyre ndodhen në varrezat publike.

Për paralelizëm, avokati kujton marrëdhënien ndërshtetërore midis Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë, rreth viteve 1970, kur me komision shtetëror është bërë zhvarrimi i luftëtarëve shqiptarë të rënë në Luftën e Dytë Botërore në tokë jugosllave, deri në Vishegrad.

“Ushtarët e zhvarrosur u sollën në atdhe me nderime zyrtare të të dyja shteteve, deri në vendkalimin e Hanit të Hotit (Shkodër), me kufi me Malin e Zi.

Ndërkohë, pretendohet se ushtarët grekë janë vrarë në territorin shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, ashtu si luftëtarët shqiptarë që ranë dëshmorë jashtë kufirit në të njëjtën periudhë”, thotë Kore, ndërsa reagon se “qeveria greke ka deklaruar se në Shqipëri kanë rënë në luftën italo-greke mbi 8000 ushtarë, por në fakt numri i tyre është tepër i vogël, nga çfarë thotë pala e interesuar. Këto manovra janë të dëmshme për sigurinë kombëtare, pasi grekët mendojnë jo për sot, por për 100 vjet më pas”.

Përmeti , të jep mundësnë të shikosh rrugicat e kalldrëmta të zones së vjetër të qytetit por edhe fshatrat e vjetër, kishat sidomos, si ajo e Leusës dhe e Kosinës, në stilin e mrekullueshëm bizantin, ashefet e pasura të amvisave përmetare, mbushur plot e përplot me zahire, që me punë gjatë gjithë verës janë përgatitur për dimrin, deri në pranverën e vonë, me vazot e qelqta me gliko, turshitë e shumta dhe gatimet e famshme përmetare, të denja për një tavolinë feste me mbretëreshë rakinë dhe verën e zonës. 

Më herët, udhëtarët e huaj që e vizituan Përmetin ishin Evlia Çelebiu, F. Pukëvili, Edit Durham, etj.të cilët kanë folur me konsiderata për mikpritjen, bujarinë, pastërtinë e popullsisë përmetare.

Qyteti ka marë formën e një qyteti modern pas rregullimeve urbanistike të cilat janë kryer në vitin 1964. Ai ka një arkitekturë tipike me një shesh qëndror dhe me rrugë që zbresin nga kodrat e Bolëngës në qendër të qytetit, gjer buzë Vjosës ku ka rrugë paralele me lumin me shumë sipërfaqe të gjelbëruara e lulishte”. 

Një gazetare shqiptare në reportazhin e saj për Përmetin shkruante, se “Përmetarët i ruajnë me fanatizëm fjalët e miqve, që përligjin mikpritjen, si të kenë frikë se mos, këtë herë miqtë nuk u kënaqën sa duhet e ata patjetër duhet të dinë se si janë pritur miqtë në vite. Mirëpo ne nuk kishim nevojë për konfirmimet e Çelebiut apo fjalët e bukura të Edit Durham, sepse asgjë nuk kishte ndryshuar, as shija e mikpritjes, as shija e ushqimeve e as bukuria e natyrës. Edhe trëndafilat shekullorë, po aq mahnitshëm ishin harlisur sikundër kishin bërë edhe kur kishte kaluar aty “Krajlica e Shqiptarëve”, siç e kanë quajtur malësorët shqiptarë udhëtaren Durham.”

“Qyteti i Përmetit është sinonim i një qyteti me një mikpritje të rrallë, qytet i luleve, i këngëve popullore, lirike me saze, qytet i verës e rakisë dhe glikove tipike e unikale si ajo e arrës, kumbullës, kajsisë, etj”, na thotë Denada, që u bë vite tashmë që merret me turizmin, si bashkëpunëtore në shumë projekte të mbështetura prej shoqatës “Pro Përmet”. Edhe qyteti brenda ka bukuri, ndonëse është i vogël, ka rrugica karakteristike me kalldrëm dhe shtëpi me arkitekturë të veçantë, ndërsa në periferi ka disa ura tipike me harqe, ndërtime të shek. të XVIII-të, si ajo e Katiut, Bënjës etj.,por ka edhe natyrë të mrekullueshme përqark në të gjithë zonën. 

Është mëkat të mos e vizitosh të paktën një herë një qytet si Përmeti.

“Gjithë treva e tij është kulturëdashëse” ka thënë një permetare e quajtur Denada, për gazetaren Flora Xhemani, në një reportazh të saj, duke shtuar se” qyteti ka filluar ta dojë shumë këtë punë që bën, për shkak se sa më shumë futet thellë në histori e në vlera të kësaj zone, aq më shumë gjëra të bukura gjen”. 

Më tej ajo shpjegon se për poratil “Shqip” se:’Në qytet e rreth tij ka shumë objekte monumente kulture si kisha postbizantine e Shënepremtes e Leusës, Kosinës, Bualit, Bënjës etj. Ne e dinim që edhe disa ditë nuk do të na mjaftonin për të vizituar gjithë ç’kishim dëshirë të vizitonim, sepse koha nuk mjaftonte për të marrë në këmbë kanionet e Bënjës e të Lengaricës, por edhe fshatrat e bukur përmetarë ishin shumë e nuk mund t’i vizitonim të gjithë. Dëshirën e kishim për në Frashër, meqë donim të vizitonim edhe shtëpinë e vëllezërve të mëdhenj. Por edhe deri në Kosinë do të hidheshim për të admiruar kishën e stilit bizantin të Shën Mërisë. Nuk të çudit aspak fakti që ky vend i vogël është vendlindja e pishtarëve të Rilindjes Kombëtare vëllezërve Frashëri, e dhjetra dijetarëve, studjuesve, artistëve në fushën e pikturës, skulpturës, historisë, gjuhësisë, muzikës popullore, etj., si Dora D’Istria (Elena Gjika), Odise Paskali, Janaq Paço, Fatmir Haxhiu, Tefta Tashko, etj.”

 

Në Përmet mësuam se më datën 14 tetor 2016 u formalizua Binjakezimi nga Këshilli Bashkiak Përmet midis Bashkisë Përmet dhe Komunës se Rahovecit -Kosovë .Në ceremoni morën pjesë Kryetari i Komunës së Rahovecit ,Kryetari i Keshillit të Rahovecit si dhe një Grup këshilltarësh të kësaj komune.Kjo në respekt të mikpritjes ,mbështetjes të vëllezërve kosovarë në vitin 1999 nga qytetarët Përmetare.

Nga Wikpedia : Përmeti është qytet në juglindje të Shqipërisë dhe qendër e njësisë administrative me të njëjtin emër Rrethi i Përmetit.

 

Etimologjia

Në antikitet kjo zonë njohej me emrin Trifilia dhe qe pjesë e "Rajonit Melotid"[1]. Sipas legjendës qyteti ka marrë këtë emër nga heroi i kohëve të lashta i quajtur Premt i cili për të mos rënë i gjallë në duart e armiqve u hodh nga "Guri i Qytetit", një shkëmb në afërsi të qendrës së qytetit.

Karakterisitikë e qytetit është rritja e trëndafilave në lulishte dhe oborret e shtëpive të vjetra ndaj Përmeti njihet ndryshe si Qyteti i Trëndafilave.

Gjeografia

Qyteti zë një sipërfaqe të vogël. Teritori i rrethit ka formën e një gjashtëkëndëshi të rregullt me shtrirje gjatësore veriperëndim-juglindje.

Demografia

Popullsia ne qytetin e Permetit eshte rreth 13.000banore.

Historia

Qyteti u krijua si një qendër administrative, në shekullin e XV dhe XVI, cituar nga të dhena historike turke, si një lokalitet i pasur me tregje, dyqane magazina dhe bujtina, kështu kjo zonë ishte një qendër e lulëzuar komerciale. Të dhëna historike otomane e viteve 1431 - 1432 referojnë se qyteti kishte 42 shtëpi ndërkohë në shekullin XVI numëronte 136 shtëpi. Ne vitin 1938 Përmeti kishte rreth 3000 banorë dhe 104 fshatra si zona të ndara. Gjatë Luftës së Dytë Botërore është djegur e përmbytur katër herë duke e shndërruar kështu disa herë.

Tradita Kultura Shqiptare 

Në qytet vërehet një tolerancë fetare. Përmeti është i njohur në mbarë Shqipërinë për mikpritjen dhe gatimet e shkëlqyera. Ia vlen të shihni edhe kishën e shekullit të XII të Shën Mërisë në Kosinë dhe atë të shekullit XVIII të Leusës. Përmeti ka 15 kisha të tjera dhe 4 xhami.

Përndryshe kultura e qytetit dallohet me një traditë të gjatë letrare dhe muzikore. 

Përpos Naimit vargjet e të cilit edhe në ditë tona janë të kërkuara nga Përmeti vijnë edhe shkrimtaret e njohur si p.sh.: Bardhyl Londo apo Sejfulla Maleshova. Muzikantë të dalluar të nivelit kombëtarë si Mentor Xhemali e Laver Bariu janë përkujdesur që muzika përmetare të dallohet me karakteristikat e saja të një tradite të gjatë kulturore.

Përmeti është vendlindja e tre vëllezërve Frashëri dhe disa personaliteteve të njohura të kulturës mbarë shqiptare siç është skulptori Odhise Paskali, shkrimtari Nonda Bulka, aktorës artiste e popullit Tefta Tashko Koço dhe këngëtarës së muzikës së lehtë Anjeza Shahini.

Që nga gushti i vitit 2004 qyteti ka edhe një stacion televiziv AOS TV (Aoos do të thotë Vjosa ) i cili përkujdeset për një informim më të dendëshëm të qytetarëve, këtë vit është hapur edhe një stacion televiziv i ri Tv Përmeti

Në qytetin e trëndafilave siç e quajnë me përkëdhelje banorë e tij, nxënësi ndjekin mësimet në dy shkollat fillore, në shkollën "Nonda Bulka" dhe atë "Meleq Gosnoshti" dhe në gjimnazin "Sami Frashëri".

Ekonomia

Deget e ekonomise ne rrethin e Permetit jane:bujqesia,blekotoria,bletaria,frutikultura,turizmi,transporti. Bujqesia Ne bujqesi,vend me rendesi zene bimet e arave,midis te cilave dallohet gruri,i cili gjen kushte te favorshme zhvillimi ne te gjitha zonat.Pas grurit vjen misri, qe eshte me shume i perhapur,sidomos ne tokat e ujitshme.Kohet e fundit me shpejtesi po perhapen edhe ushqimet per kafshe si:jonxha,misri foragjer,hasellet.

Politika

Kryesisht vatër e partisë socialiste por nuk përjashtohet dhe partia demokrate qe ka nen vete bashkine. Prej zgjedhjeve te 8 Majit 2016 bashkia e Permetit drejtohet nga Niko Shipuli perfaqesues i Partise Demokratike.

Image
Image
Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat