Restaurohet afresku i kishës së “Shën Triadhës” në Berat

Religjion

Restaurohet afresku i kishës së “Shën Triadhës” në Berat

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 12:41
Restaurohet afresku i kishës së “Shën Triadhës” në Berat

Afresku i kishës së “Shën Triadhës” në Berat, një pasuri e vyer e trashëgimisë kulture, i është nënshtruar restaurimit.Punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Berat po kryejnë ndërhyrje konsoliduese dhe restauruese në këtë afresk, që është dëmtuar në pjesën më të madhe të tij.

“Kujdesi, mirëmbajtja dhe promovimi i trashëgimisë sonë kulturore është një mision i përbashkët, për t’i përçuar këto pasuri, në mënyrën e duhur, tek brezat e ardhshëm”, shprehet DRKK Berat.

Kisha e Shën Triadhës në Berat është e tipit kryq i brendashkruar me kupolë. Në kishë janë përdorur me mjeshtëri shumë tipare të arkitekturës bizantine, që e bëjnë këtë monument një nga më interesantët dhe më piktoreskët në Kalanë e Beratit.

Në njërin mbishkrim të afreskut të Kishës së Shën Triadhës është shkruar emri i Andronik Paleologut, guvernator i provincës së Belgradit (Beratit) gjatë viteve 1302-1326. Në këtë shkrim shpjegohet se kisha mund të jetë ndërtuar në fillim të shekullit të XIV me mbështetjen financiare të këtëij guverntaori. Së bashku me ndërtimin piramidal, format dhe përmasat, i japin asaj një pamje piktorekse.

Programi ikonografik i përket ndikimit të shkollës paleologiane të shek. XIII-XIV me karakteristikë kryesore ngjyrat e theksuara dhe ndarjen e skenave në korniza të veçuara nga një shirit i kuq. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat