Pastori i famshëm amerikan Billy Graham ka ndërruar jetë në moshën 99 vjeçare.
Graham transformoi jetën fetare amerikane nëpërmjet predikimit dhe aktivizmit të tij, duke u bërë këshilltar i presidentëve.
Evangjelisti Billy Graham, ishte një nga predikuesit më me ndikim të shekullit të 20-të.
Ai u bë një nga promotorët më të njohur të krishterimit, duke filluar misionin e tij në mbarë botën në arena të mëdha në Londër në vitin 1954.
Billy vdiq në shtëpinë e tij në Montreat, Karolina e Veriut, tha një zëdhënës i Shoqatës Evangjeliste Billy Graham.