Ateistët janë më inteligjentë se fetarët?!

Religjion

Ateistët janë më inteligjentë se fetarët?!

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 11:02
Ilustrim

Personat religjioz janë, mesatarisht, më pak inteligjentë se ateistët, thonë shkencëtarët.

Me numrin në rritje të njerëzve religjiozë, parashikohet se deri në vitin 2050 vetëm 13% e njerëzve do të jenë ateistë.

Por, në një letër të re të publikuar në ‘Frontiers in Psychology’, hulumtuesit thonë se dallimet në inteligjencë mes fetarëve dhe ateistëve mund të jetë për shkak se kryesisht mbështeten në intuitë.

Duke i anketuar më shumë se 63,000 pjesëmarrës online të cilët kishin treguar në qoftë se janë ateistë, fetarë apo agnostikë, çdo person është dashur ta kompletojë një seri 30-minutëshe me 12 detyra kognitive të cilat e kanë matur aftësinë e planifikimit, arsyes, vëmendjes dhe kujtesës.

Mbi të gjitha, hulumtuesit kanë zbuluar se ateistët kanë performuar më mirë në të gjitha sferat sesa fetarët, qoftë edhe kur i kanë përfshirë faktorët demografikë si mosha dhe edukimi.

Agnostikët ishin renditur kryesisht mes ateistëve dhe fetarëve në të gjitha detyrat.

Por, shkencëtarët thonë se ky rezultat mund të mos jetë shenjë e inteligjencës së ulët, por se rezultatet e dobëta të inteligjencës së fetarëve mund të jenë si rezultat i performancës në detyrat ku intuita dhe logjika kishin rënë në konflikt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat