Manifestimi tradicional kulturor, letrar e shkencor “Takimet e Dom Mikelit” do të mbahet më 23 shtator në Stubëll të Epërme të Vitisë.
Në kuadër të programit parashihet mbajtja e meshës pontifikale nga Imzot Dodë Gjergji, një fjalim i organizatorit Dom Jeton Thaçit, tribuna shkencore me temën “Pesë anarkitë e Nolit në kontekstin e sotëm të shoqërisë sonë”.
Po ashtu, do të mbahet edhe ora e madhe letrare, ku do të ndahet çmimi “Agim Ramadani” për tri poezitë më të mira, si dhe një program argëtues për të pranishmit.