Dje, Mons. Gjergj Meta u shugurua ipeshkëv i Ipeshkvisë së Rreshenit

Religjion

Dje, Mons. Gjergj Meta u shugurua ipeshkëv i Ipeshkvisë së Rreshenit

Nga: Lekë Mrijaj Më: 3 shtator 2017 Në ora: 20:22
Pamje nga shugurimi

(Edhe Ipeshkvinjët… bëjnë pjesë në të ashtuquajturin “Urdhër i Shenjtë”, ndaj edhe janë të skalitur tek  shtatë Sakramentet e Kishës Katolike siq janë -Pagëzimi, -Krezmimi, -Kungimi, -Rrëfimi, -Vajimi i të sëmurëve, -Urdhëri i Shenjtë ( ku hyjnë: ...Episkopati, Meshtaria, Presbiterati, Djakonati, n/djakonati ) -Martesa. Andaj ashtu edhe siq e kemi të njohur është një sakrament i shërbimit apostolik apo një mision i besuar nga Krishti tek Apostujt e që vazhdon të interpretohët nga atherë e sot dhe deri në të sosur të botës. Ëmri ipeshkëv, si emër filloi të përmendet për herë të parë në letrën e Papës Kornelio (251-253) për ipeshkvin Fabio të Antiokisë. Ipeshkvinjët kryejnë një mision profetik të trefishtë: të këshillimit, të qeverisjes baritore dhe të shenjtërimit të bashkësisë, që u besohet e që zakonisht benë pjesë në një dioqezë, në barinjtë e Kishave lokale, duke filluar nga shekulli II pas Krishtit… )

Selia e Shenjtë - Papa Françesku pasi pranoi dorëheqjen e Shkëlqesisë së Tij, imzot Cristoforo Palmieri, nga detyra e bariut të dioqezës së Rrëshenit, menjiherë e si emëroi ipeshkëv të ri mons. Gjergj Metën.  Andaj dje, në katedralen e Rreshenit në pjesmarrje të kardinalit shqiptar Ernest Troshani-Simoni, nuncit apostolik, ipeshkvinjëve dhe priftërinjëve të shumtë, u bë ceremonia “Shugurimit Ipeshkvor” i mons. Gjergj Metës, i cili është i pari ipeshkëv i brezit më të ri i hierarkisë katolike shqiptare, njëkohësisht është një personalitet i spikatur kishtar, teologjik e kombëtar, ashtu i ndertuar që në vijimësi, i cili që nga pranimi i misionit profetik ka promovuar e promovon vlerat fetare, kombëtare e kulturore, pikërisht me urtësinë e njëmëndet, mençurinë, sinqeritenin dhe dashurine e tij të paparë, na jep e percjell mesazhe të rëndesishme dhe të shëndosha ashtu sipas shembylltyrave ungjillore hyjnore e profetike për jetën, për të dashur e respektuar plotësisht njëri-tjetrin dhe për të mbrojtur e përkrahur gjithnjë të perbuzurit, amashkaluarit, diskriminuarit, dhe të tjerët pa dallim.

Të pranishëm në këtë meshë inauguruese shuguruese perveç klerikëve hierarkik të kishës katolike të dioçezave e famullive shqiptare, ishte i pranishëm edhe don Lenc Sopi, dekan i dekanatit të Pejës-famullitar i kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” Klinë dhe don Kolë Thaqi si dhe shumë miq të tjerë e perfaqësues të kishës ortodokëse si dhe udhëheqës të strukturave të tjera politke, intelektuale, kulturore , artistike nga të gjitha zonat shqiptare etj. Gjatë meshës shuguruese nga kryeipeshkvi metropolit i Tiranë-Durrësit mons. Goerge Frendo i është dorëzuar unaza e mitra ipeshkvnore i cili edhe permes ritualëve kishtare shugururese e ka shpallur meshtarin mirditor mons. Gjergj Metën ipeshkëv të ipeshkvisë së Rreshenit. Në pranim të detyrës së baritori-ipeshkvit të ipeshkvisë së Rreshenit mons. Gjergj Meta tha: “Dioqeza jonë është e varfër dhe ne si ipeshkvi mirëpresim të gjithë ata që deshirojn të na ndihmonë.  Por, një e themi se vertetë nuk kemi nevojë dhe nuk do të pranojmë asnjë ndihmë as mjetet financiare nga ata njerëz të cilët janë pasuruar nga duke shfrytëzuar gratë dhe vajzat ( si skllave shënimi im) apo duke perfituar e vjedhur nepërmjetë korrupsionit…”

Disa intelektual nga Lugut i Drinit të Klinës-Famullia Klinës, që ishin kishin shtegëtuar për të marr pjesë në meshën shenjte të shugurimit të ipeshkvit të ipeshkvisë së Rreshenit thanë: - Prof. Pal Canaj : “Ipeshkvi i ri i ipeshkvisë së Rreshanit mons. Gjergj Meta, është një intelektual i shquar dhe klerik I devotshem. Shugurimi i tij në hierarkin e ipeshkvit në Katedralen e Rreshenit është begati e një rëndësie të posaçme për kishën dhe kombin tonë”, -Prof. Dodë Ndercaj: “Imzot Gjergj Meta që është shuguruar si Ipeshkëv i katedrales së Rreshenit të Mirditës benë pjesë në klerikët me te rinj katolikë shqiptarë i shkolluar dhe pergaditur në kohën post komuniste e si pasues i shumë martirëve dhe prelateve më emër mirditor. Ndërsa mr. Vilson Culaj:  “Është një ditë per tu mbajtur mend për mrekullinë e saj. Resheni e Mirdita do ta ketë një bari shpirtëror që do të ecin se bashku me qytetarët me fener mbi kokë”.

Në përfundim të kësaj meshe shenjte të gjithë pjesmarrësit ashtu të bashkuar sikurse në meshë kishin mundësin të bisedonin me njeri tjetrin dhe bënin fotografi e gostiteshin me ushqime tradicionale dhe pije freskuese, koktel që ishte organizuar nga ipeshkvia e Rreshenit.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat