Konaku i krimit dhe mashtrimit kombëtar-A po vërtetohen fjalët e z. Azbi Nuredinit?

Religjion

Konaku i krimit dhe mashtrimit kombëtar-A po vërtetohen fjalët e z. Azbi Nuredinit?

Nga: Skender Buzaku Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 12:46
Skender Buzaku

Mullait iu kanë harxhuar rrenat dhe mashtrimet, prandaj mjerë ajo parti politike shqiptare e cila shpreson se ky mund t’i sjell fitoren apo ta shpëtoj nga humbja. Të njëjtit që moti i ka skaduar afati, është bërë i tepërt në çdo aspekt dhe eksperiment i dështuar në shoqërinë shqiptare

Duke patur parasysh se njeriu është qenie shoqërore, është krejtësisht normale që aktvitetin e Tij ta zhvillon në kuadër të një shoqërie të caktuar. Njeriu lind, zhvillohet rritet dhe aftësohet në një lëmi të caktuar me qëllim që t’i shërbej interesave shoqërore, kombëtare e fetare.

Zoti fuqiplotë i dhuroi aftësi secilit individ në një masë të kufizuar me qëllim që të jetë i dobishëm, e jo të bëhet rrenacak, mashtrues dhe dëmtues i interesave fetare e kombëtare.

Molla Sula para ca ditësh i paska pritur funksionarët e BDI-së në konakun e Tij famoz dhe sipas Tij me këtë gjest e paska bërë namin e madh saqë në këtë “banket” si dashamir i hajeve dhe pijeve nuk kishte kurrsyer edhe “majshin e qekur” (ndoshta edhe të kurbanit). Për të shkuar edhe më larg këtij ahengu i kishte bashkangjitur edhe këngë me çifteli të cilat gjatë tërë kohës u filmuan nga kameramanët të cilët enkas ishin të angazhuar për këtë “banket misterioz”!!!

Po si nuk i vjen turp këtij individi i cili thirret kinse i pari i fesë, shumica e popullatës sonë vuajnë për kafshatën e bukës e ky taraqillëket dhe shfrenimet nuk po i ndalon dot. Po këtij faqeziu a nuk i mjaftuan skandalet e shumta me të cilat tejmase degradoi indin shqiptar dhe mysliman të vendit. E po të nderuar shqiptar e mysliman megalomania, axhamillëku dhe skleroza nuk kanë brina, kështu shfaqen.

Të thuhet se ky tubim ishte fetar i përcjellur me lexim të Kur’anit, Mevludit, Kelimei Teuhidit  Ilahive apo Duave  me siguri se Jo. Por të thuhet se ky konakllëk ishte i organizuar për hatër të një jaranie apo dashnie të gjatë ndërmjet Mullait dhe të ftuarve nuk do të ishte as ky një konstatim i sinqertë nga fakti se vetë Mulla Sula këta funksionar në prani timen dhe shumë shokëve të mi deri dje i quante me emërtime të shumta si; shizofren, torbesh e dervishler, narkodiler, hajdut, taksistë, kurvar,analfabet, soj xhipash etj.

Transmetimi live i këtij ahengu para opinionit shqiptar  në konakun e Tij famoz (e që nuk i ka hije aspak një lideri fetar)  të cilin nuk do mend se e ka ndërtuar me hallall sepse fëmijët e tij që moti i kanë shkuar në gurbet. Nuk e kam të që se pse ky individ nuk e ka të qartë se kudo që ai fut hundët edhe më tepër shton iritimin e masës së popullatës të cilët deri tani kanë qenë votues aktiv te BDI-së. Mullai nuk ka asnjë dert tjetër përveç dertit të tij si të vazhdoj me qëndrimin e tij kriminel në krye të  BFI-së, e pse jo të grabis edhe ndonjë interes politik (kryesisht policor) të cilin e ka sfidë të jetës që moti.

Thjesht, kur ke miq dashamir apo jarani me dikëndin e fton në konak e nuk ka nevoj t’i tregosh tërë  botës, mirëpo nëse me këtë Mullai ka qëllim që dikëndin ta frikësoj se përveç pushtetit fetar që e ka të grabitur posedon edhe pushtet politik, le të mos mashtrohet sepse këtyre trikave komuniste që moti u vdekur nëna dhe baba. Mullai i mbështjellur me petkun fetar në konakun e Tij famoz, me motive dhe qëllime mashtruese të dhelprës dinake si duket ka filluar misionin antikombëtar dhe antifetar, mirëpo kësaj rradhe dështimi i Tij në këtë ekspeditë do të jetë i pashmangshëm.

Mullait iu kanë harxhuar rrenat dhe mashtrimet, prandaj mjerë ajo parti politike shqiptare e cila shpreson se ky mund t’i sjell fitoren apo ta shpëtoj nga humbja. Të njëjtit që moti i ka skaduar afati, është bërë i tepërt në çdo aspekt dhe eksperiment i dështuar në shoqërinë shqiptare.

A po vërtetohen fjalët e  z. Azbi Nuredinit nga Rajoni i Dervenit të Shkupi ish pjesëtar në luftën e UCK-së, i cili përmes një postim në statusin e Tij të Fb me 26 shtator, 2016 shkruante:”

Fara përçarse e shqiptarve në kye të BFI-së!
Ky mikrob rezistues më shum se 20 vite ndaj gjitha qeverive është produkt i UDB-së që u instalua në krye të BFI-së dhe po shërben si pengesa permanente e bashkëpunimit dhe bashkimit të partive politike Shqiptare në Maqedoni pa e vërejtur askush!

Ja vetëm disa fakte sipas ngjarjeve
nga 1992- 2016.

Është mision i tij mbi 20 vjeçar i tejdukshëm por deri tash i pa pengueshëm shum kompromitues dhe përçarës i politikës shqiptare.
Fillimisht pas daljes në skenën politike të PPD-së ai u fut menjëher në shtratin e saj dhe qëndroi aty deri në vitin 2002 dhe nuk linte gur as dru pa lëvizur kundër PDSH-së dhe shum përçarje tjera brenda PPD-së!
Gjat fazës së organizimit dhe zhvillimit të konflitit të 2001-shit ishte njëri ndër njerëzit më të zëshëm ne koluare kundër UÇK-së bashkë me familjarët e tij.
Pas 2002 kur PPD humbi nga skena politike për çudi kreu i BFI-së pa humbur koh gjen rrugën e vëllezërimit me PDSH-në dhe kjo rrugë e tij vazhdon përmes zgjedhjeve parlamentare të përgjakura ku njeriu kryesor në njësitin ALFA ishte djali i tij,fal këti lojaliteti në vitin 2009-të në zgjedhjet lokale për kandidat në Saraj PDSH nxjer vëllaun etij F.R pas pësimit të debaklit që i dha populli prishet kumbarija me PDSH,pa u vonuar kreu i BFI-së gjen rrugën e kumbarisë me BDI-në dhe arin që F.R ta emëroj kryeshef të arsimit në Saraj dhe ky vazhdon ta kryej këtë post deri më sot,poashtu nipi i tij shef kabineti i ish ministrit të drrjtësis të BDI-së edhe shum e shum privilegje tjera mer nga partija që thot se është "krahu i luftës"kundër të cilës ky virus shkumonte 2001-shin,si ariti kaç nalt ky njeri në BDI as vet ata se dinë?!

Pas paraqitjes së lëvizjeve të reja politike kreu i BFI-së mer detyr që të gjendet në mesin e tyre dhe gjen rrugën e futjes brenda tyre,së pari ja çojn Zijadin Selën te shpija në Sfillare të epërme për të mar BLAGOSLOVIN E TIJ e më von futet edhe në Iftarin e BESËS,dhe këtu e çoi misionin në vend bashkimi i lëvizjeve të reja mori fund këta filluan ta akuzojnë njëri tjetrin ndërsa ai e di shum mirë si edhe për kë e bëri këtë pun,por një është e sigurtë se gjith ky manovër i tij është që në asnjë mënyr partitë shqiptare mos të bashkohen qoftë pozit-opozit apo opozit-opozit ky kujdestar i "vyeshëm" i dreqit veç po e trash qafën duke u a thyer kokën shqiptarve! 
Ky është një fakt që për ata që nuk jan të kujdesëshëm ndaj kreut të BFI-së bien lehtësisht viktim e këti virusi .

Shpëtimi i vetëm i partive politike dhe i Shqiptarve nga ky virus anti Shqiptar është izolimi i plot i tij deri në eliminimin e tij nga BFI”-përfundon citati…

 

Nga teksti i lartëcituar të figurës shumë të respektuar në shoqërinë shqiptare pra z. Azbi Nuredinit shihet qartë se individi në fjalë mbi supet e veta në mënyrë dhe formë permanente në të kaluarën dhe të tashmen ka keqpërdorur interese të shumta fetare dhe kombëtare vetëm vetvetes së Tij t’i siguroj komoditet dhe mundësi për keqpërdorime të shumta në emër të fesë Islame, krejt kjo duke shfrytëzuar dhe degraduar Institucionin fetar të BFI-së në RM.

Kështu na del hesapi me individët të cilët janë pa kurrizor, pa ndjenja fetare e kombëtare të dashuruar tejmase pas postit, pozitës dhe pasurisë të tillët mendojnë se e tërë bota ju ka borxh dhe se institucioni duhet t’i shërbej atyre e jo ata Institucionit. E po dogmatikët që nuk shohin para vetvetes së tyre as dy metra do të thonin: Buçi e ka “predvid” ashtu me qenë. Kësaj pune në Gjakovë i thonë: Hajt bac e t’u rrit menja”!!!...

Autori është Teolog dhe Jurist i diplomuar

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat