Shfaqet një teori e re, bota merr fund vitin tjetër?

Religjion

Shfaqet një teori e re, bota merr fund vitin tjetër?

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 08:33
Ilustrim

Është shfaqur një teori e re në internet, e cila thotë se bota mund të marrë fund më 21 gusht ose 23 shtator, 2017.

Kjo thuhet sipas disa besimtarëve të krishterë. Reverend Donna Larson pretendon se llogaritjet e saj saktë dëshmojnë se dita e gjykimit do të vijë shumë shpejt.

Kjo është teoria e saj: Bibla thotë se njeriu do të sundojë botën për 6,000 vjet para se të përballet me zemërimin e Zotit, duke thënë se Adami (Ademi) ishte krijuar 3,983 vjet para Krishtit – që shënon përvjetorin e 6,000-të vitin tjetër, raporton Daily Star.

Ajo thekson se në vitin tjetër është edhe 70 vjetori i lindjes së Izraelit dhe 50 vjetori i unifikimit të Jeruzalemit. Kështu sipas saj kjo duhet të jetë e saktë.

Larson shpjegoi: “Të gjitha këto shifra kanë domethënie biblike – sipas librit të Danielit, kapitulli 9. Kështu, numri 50 dhe 70 paraqet fillimin dhe fundin. Libri na tregon se kur një komb i përfshirë dhe udhëheqësit e saj të përfshirë përpiqen për ta ndarë tokën e Izraelit, Zoti do të vijë tek ai komb dhe do ta ndajë tokën si përgjigje ndaj asaj që kanë bërë. Më 21 gusht 2017 do të jetë një eklips diellor, që do ta bëj rrugën e tij diagonalisht përreth gjithë SHBA-së – në thelb duke e prerë atë përgjysmë. Një tjetër profeci përmbushet më 23 shtator, 2017, kur do të bëhet rreshtimi i planetëve dhe yjeve për ta përmbushur atë çfarë thuhet në librin Zbulesa, kapitulli 12”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat