Biden: Luftoni krimin dhe korrupsionin, përdorimi i dhunës për proceset demokratike i papranueshëm

Aktuale

Biden: Luftoni krimin dhe korrupsionin, përdorimi i dhunës për proceset demokratike i papranueshëm

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 12:39
Zëvendësi i presidentit të Amerikës, Joe Biden

Zëvendësi i presidentit të Amerikës, Joe Biden ka folur gjatë për vizitën e tij në Kosovë.

Ai tha se ky vend e ka bërë që të ndihet si hero. Biden me këtë rast ka përmendur emërtimin e një rruge në emër të djalit të tij tashmë të ndjerë.

Por Biden tha se pas shtatë vitesh nga vizita e tij e fundit që i ka bërë Kosovës  ka parë një përparim të madh që ky shet e ka arritur.

“Për shkak të asaj që keni punuar jeni në pozitë që bota po iu njeh. Jeni duke bërë gara nën emrin dhe flamurin tuaj. Majlinda(Kelmendi) duhet të jetë e fortë. Nuk ka kurrfarë rruge prapa. Ju keni arritur të keni pavarësinë dhe kjo do të ketë ndikim jo vetëm këtu por edhe në rajon. Përkundër mendimeve të pakicës që janë të tepërta dhe dëshirojnë që të mos nënshkruaj marrëveshje me Malin e Zi.”, tha Biden në konferencën e përbashkët me presidentin Hashim Thaçi.

Zëvendësi i Obamës tha se dhimbjet e luftës në Kosovë janë ende të freskëta por e vetmja mënyrë që Kosova të ecë përpara është që të ketë një të ardhme të përbashkët dhe të avancojë pajtimin. Biden e ka përgëzuar presidentin Thaçi për nderimin që u ka bërë viktimave serbe gjatë vitit 1999 dhe pas luftës.

“Kjo është dëshmi që Kosova po arrin përparim nën udhëheqjen tuaj. Thaçi dhe Mustafa kanë treguar angazhim për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Të ecet përpara për themelimin e Asociacionit. Kjo do të jetë e zorshme por e domosdoshme. E keni përgjegjësinë për t’iu  përmbajtur zotimet që keni dhënë në Bruksel. Ne besojmë në Kosovën. ShBA  i ka dhënë mbi 2 miliardë ndihma dhe do të vazhdojmë të ndihmojmë dhe më tutje Kosovën. Dëshirojmë të kemi një Kosovë të fortë multietnike”, tha Biden.

Ai më tej tha se përdorimi i dhunës për të penguar procese demokratike është e papranueshme. Sipas tij njerëzit do të investojnë në Kosovë nëse ka transparencë dhe sundim të ligjit.

“E ju duhet të vazhdoni rrugën që të merreni me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Qeveria  duhet ta luftojë këto duke hequr pengesat në kodin penal. Duke ndaluar që zyrtaret e akuzuar që të vazhdojnë detyrën e tyre publike. Korrupsioni është kancer e nëse nuk e trajtoni këtu atëherë mundësia për të ecur përpara është e mundur” , tha Biden.

Ai lavdëroi institucionet e Kosovës që siç tha ai kanë penguar shkuarjen e shtetasve të tyre për të luftuar në shtetet tjera.

“E gjithë bota dua ta dëgjoj këtë. Përderisa ju ecni në rrugën drejt Evropës SHBA-të do të jenë gjithnjë avokat të Kosovës. Jam i bindur që kjo është rruga që mund ta kaloni dhe objektiv që mund ta arrini”, tha në fund Biden.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat