Këto janë prioritet e fondeve të BE-së për këtë vit në Kosovë

Politika

Këto janë prioritet e fondeve të BE-së për këtë vit në Kosovë

Më: 12 qershor 2016 Në ora: 10:50
Ilustrim

Qeveria e Kosovës në javën që po lëmë pas, miratoi në parim nismën për lidhjen e Marrëveshjes Financiare për IPA 2016, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian e cila nënkupton shfrytëzimin e afro 70 milionë eurove për financimin dhe zhvillimin e disa sektorëve kyç në vend.

Ministria e Integrimit Evropian është duke udhëhequr procesin negociator me Bashkimin Evropian për të finalizuar negociatat për shfrytëzimin e këtyre mjeteve. Lidhur me këtë ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka bërë të ditur se fushat në të cilat do të shfrytëzohet kjo asistencë financiare janë: reforma e administratës publike, rritja e konkurrueshmërisë dhe mbështetja e riintegrimit të komunitetit pakicë në Kosovë.

“Sektorët e përzgjedhur për financim reflektojnë në tërësi prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik dhe social, si dhe prioritetet në kuadër të procesit të integrimit evropian”, ka thënë ai.

Sa i përket reformës së administratës publike, ka theksuar se janë duke u negociuar afro 25 milion euro mbështetje e drejtpërdrejtë buxhetore.Ndërkaq lidhur me rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë së Kosovës, Çollaku, ka pote ncuar se po negociohet ndër të tjera, në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim të mundësohet ofrimi i 10 milionë eurove për përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

“Një mbështetje e tillë do të ndikojë drejtpërdrejtë në rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit privat dhe ofrimit të mbështetjes për shfrytëzimin e mundësive që ofron Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim”, ka shtuar ai.

Çollaku po ashtu ka nënvizuar se edhe gjatë viteve në vijim do të vazhdohet me ndarje të bursave për të rinjtë kosovarë, për të ndjekur studimet e nivelit master në universitetet më prestigjioze evropiane.

E për riintegrimin ekonomik dhe social të komunitetit pakicë në Kosovë, Çollaku bëri të ditur se do të ofrohen 8 milionë euro nga fondet e BE-së.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Integrimit Evropian, në periudhën 2014-2020, BE-ja në kuadër të Instrumentit për Asiste ncën e Para-Anëtarësimit do të përkrah financiarisht reformat në sektorët kyç në vend, në vlerë prej 645 milionë eurove.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat