Si të gatuajm speca me gjizë?

Receta gatimi

Si të gatuajm speca me gjizë?

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 11:06

Gjiza me speca është një nga gatimet më të përhapura ne Kosovë dhe rajon që përgatitet zakonisht për kaftjall ose darkë.

Përbërësit:

0.5 kg gjizë
0.5 kg speca
1dl vaj
2 vezë
2 -4 thelba hudër
Kripë

Metoda e përgatitjes:

Specat e pjekur e të qëruar i fërgojmë në vaj dhe i heqim nga tigani. Në yndyrën ku i kemi fërguar specat, hedhim gjysmë luge të reçelit biber të kuq, pastaj e shtojmë gjizën e përzier me vezët, kripën dhe hudrën. Gjizën e lëmë të vlojë për afër 10 min. pastaj e largojmë nga zjarri dhe sipër ia hedhim specat e fërguar. Gjiza me speca servohet e nxehtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat