Pitalka

Receta gatimi

Pitalka

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 16:46

Përbërësit:
1 kg miell
2 lugë tharm buke
kripë,pak sheqer
700-750 ml ujë të nxehtë.

Përgatitja:
Përzihen të gjithë përbërësit në një brumë jo shum të fortë.Vendosen në një enë në vend të ngrohtë.Kur fryhet brumi i përziejmë .Herën e tretë qe fryhet ,me duar te lagura i ndajmë në toptha të madhesis siq dëshirojm vet.I japim formen e pitalkës dhe i lyejmë përmi me jogurt ose me qumësht dhe iu qesim fara.I lejmë ashtu të pushojnë edhe 10 minuta.E nxejmë furrën dhe gjithashtu e nxejmë edhe tepsinë në të cilën do i pjekim pitalkat. I qesim në tepsi të nxehtë dhe i shtijmë në furrë që të piqen rreth 15-20 minuta ne temperature 230*C.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat