Mish pule me patate

Receta gatimi

Mish pule me patate

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 19:52

Përbërësit:
1 pulë
1 kg patate
1 dl vaj
1 karrotë
1 domate
1 lugë sos domatesh (jo e domosdoshme)
2 qepë
1 spec i kuq
piper i kuq
majdanoz
piper i zi
kripë

Përgatitja:
Pula pastrohet dhe prehet në copa.
Mbi qepët e fërguara me vaj, shtoni karrotat, specat e grirë, domatet, mishin, kripën sa për shije, gjysme gotë me ujë dhe përzieni duke hedhur herë pas herë ujë. Kur mishi është i gatuar shtoni gjysmë luge çaji sos domatesh, pastaj piperin e kuq. Pastroni dhe preni në kube patatet, hedhni gjysmë litre ujë dhe përzieni të gjithë së bashku deri sa të bëhet gati. Pasi ta largoni gjellën nga të nxehtit, hedhni majdanoz të grirë, piperin e zi dhe përziejeni.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat