Antipastë me patate, Bresaola dhe djathë dhie i freskët

Receta gatimi

Antipastë me patate, Bresaola dhe djathë dhie i freskët

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 14:45

Përbërësit:

2 patate

20g gjalpë

feta bresaola të prera hollë

një tufë rukola

2 lugë qershi të thata

1 lugë fara pishe

3 lugë vaj ulliri

1 lugë uthull balsamike (krem)

100g djathë dhie i freskët, ose çdo djathë i butë që keni

Përgatitja

1.Patatet e qëruara i ndajmë në feta shumë të holla (3mm). Tavën e furrës e mbulojmë me letër furre të cilën e lyejmë me gjalpë dhe vendosim fetat e patateve pranë njëra-tjetrës në formë rrethi. Krijojmë 3 rrathë për person. I lyejmë sipër me gjalpë me ndihmën e një peneli, i mbulojmë përsëri me letër furre dhe e fusim tavën në furrë për 30 minuta. Heqim tavën nga furra dhe e lëmë mënjanë.

2.Në një tas të vogël përziejmë vajin me uthullën sa të bëhen si salcë homogjene. Në një tas tjetër grijmë me dorë rukolën, hedhim djathin në copa dhe qershitë të ndara në thërrime. I spërkasim me salcën dhe i përziejmë mirë. I shërbejmë duke krijuar një shtresë me pataten si lule, sallatën, pak qershi të thata; një shtresë me pataten si lule, sallatë, bresaola, fara pishe, qershi të thata dhe shtresa e fundit me pataten si lule dhe qershi të thata.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat