Kek me gjalpë biskotash (VIDEO)

Receta gatimi

Kek me gjalpë biskotash (VIDEO)

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 23:54

Përbërësit: Gjalpë biskotash, vezë, sheqer

Përgatitja: Gjalpin e biskotave e shkrijmë në mikrovalë për 50 sekonda dhe përftojmë një masë të lëngshme. Në një enë bosh hedhim gjysmë filxhani sheqer dhe 5 kokrra vezë, të cilat i përziejmë bashkë me mikser. Pak nga masa e përftuar e bashkojmë me gjalpin e biskotave të shkrirë. Pasi i përziejmë me njëra-tjetrën, ia shtojmë këtë masë pjesës së mbetur nga përzierja e sheqerit me vezët. E vendosim në enë pjekjeje me masa të vogla dhe e pjekim me për 15 minuta me 350 gradë/175 gradë. Pasi e shërbejmë i hedhim përsipër gjalpë të shkrirë biskotash.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat