Involtini me proshutë pule dhe spinaq

Receta gatimi

Involtini me proshutë pule dhe spinaq

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 07:09

Përbërësit:

Fileto pule

Proshutë pule

Spinaq

Djathë mocarel

Erëza

Kripë

Vaj ulliri

Gjalpë

Përgatitja: Fileton e pulës priteni në feta fare të holla. Me rrahësen e mishit, bëjini edhe më të holla. Hapini në banakun e kuzhinës dhe mbushini me një fetë proshutë, spinaq të prerë në copa të vogla por të pa gatuar, djathë mocarel në kubikë.

Shtoni erëzat dhe kripën dhe mbështilleni fileton në formë role me ndihmën e një kunje dhëmbësh. Në një tigan të ngrohur shumë me pak vaj ulliri dhe gjalpë, kaloni involtinit për skuqje. Kujdesuni që t’i skuqni mirë nga të gjitha anët deri sa pula të ketë marrë ngjyrë të artë.

Nëse nuk ia keni dalë ta bëni fileton të hollë dhe dyshoni që nuk mund të piqet vetëm në tigan, kalojeni edhe pak minuta në furrë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat