Picë në formë supe (video)

Receta gatimi

Picë në formë supe (video)

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 00:11

Përbërësit:

▪ Proshutë
▪ Karota
▪ Qepë
▪ Hudhër
▪ Salcë domatesh
▪ Krem qumështi
▪ Domate
▪ Lëng nga pula e pjekur, apo supë pule
▪ Gjethe dafine
▪ Miell
▪ Djath mocarella

Përgatitja:

Skuqeni proshutën me karota, qepë dhe hudhër, për pesë deri në dhjetë minuta. Pastaj, shtoni sosin e domateve dhe miellin për trashje.

Kur të trashet masa, vëni në një enë më të madhe, shtoni lëngun nga pula e pjekur dhe vëni gjethet e dafinës.

Pasi të zihet për 25 minuta, shtoni kremin e qumështit.

Këtë masë, vëni në pjatë të ndara dhe vendosini sipër djathin mocarrella, si dhe disa copa proshute.

Piqeni në skarë, derisa të shkrihet djathi dhe të merr ngjyrën e arit.

Hajeni këtë picë në formë supe, me bukë të nxehtë apo të thekur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat